Osmani në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ministri, Bujar Osmani, mori pjesë të takimin e rregullt të Këshillit të Atalantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Temë qendrore e sesioneve ishte situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe masat dhe aktivitetet që Aleanca i ndërmerr për të garantuar sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Njëherit, u bë fjalë edhe për Konceptin e ri Strategjik që duhet t’i përgjigjet realitetit të ri gjeopolitik dhe të parashtrojë vizion strategjik për Aleancën.

Në një seancë të veçantë në të cilën morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, u diskutua për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët dhe mënyrën për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Aleancës, për të përforcuar rezistencën e tyre.

Me këtë rast, Ministri Osmani e dënoi ashpër agresionin rus ndaj Ukrainës, veçanërisht vrasjet e tmerrshme të popullates civile dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit, me çka e reafirmoi solidaritetin tonë me Ukrainën. Njëherazi, e theksoi domosdoshmërinë për të përforcuar më tej paraninë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si rajon që është subjekt i ndikimit nga vendet e treta.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e pazëvendësueshme e strukturës së ardhme të sigurisë në Evropë. Prandaj, integrimi euroatlantik edhe evropian i Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë dhe mjet për forcimin e stabilitetit. Prandaj dërgojmë mesazh të qartë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që është telbësore për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe evropiane”- theksoi Osmani.

Në kuadër të takimeve, Ministri Osmani realizoi takim bilateral me homologët e tij nga Finlanda dhe Sllovakia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button