fbpx

Dauti për Xhaferin: Paramendoni, kërkon procedurë 5 ditë para, njeriu që thërret seanca sot për sot

Vazhdon përplasja mes Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të anulimit të mbledhjes së Komisionit Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në të cilën në rend dite kanë qenë edhe tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës dhe tragjedia e autobusit në Bullgari, njofton Portlab.mk.

“Paramendoni, kërkon procedurë 5 ditë para, njeriu që thërret seanca sot për sot. E pyesim kryeparlamentarin, përse sipas procedurës nuk i janë përgjigjur as ai dhe as sekretari gjeneral kërkesës me shkrim të kryetarit të Komisionit Anketues? Pasi ai ka vendosur të injorojë kryetarin e Komisionit dhe pasi kryetari ka qenë në pamundësi komunikimi, tek pastaj ka pasuar caktimi i mbledhjes nga ana e kolegut Halil Snopçe. Xhaferi dje tha edhe diçka qesharake, se gjoja nuk lejon që Kuvendi të shndërrohet në pazar politik. I gjithë opinioni e di mirë se sa herë, pikërisht Talat Xhaferi e ka shndërruar këtë institucion jo vetëm në pazar, por edhe në mejhane politike”, tha deputetja Ilire Dauti.

Ajo tha se opozita dhe qytetarët kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën. Politizimi i institucioneve nga ana juaj tanimë ka sjellë shumë padrejtësi, dhjetëra e qindra viktima, amnisti dhe fshehje e falje për kriminelët.

Pas vendimit për të mos diskutuar në komisionin parlamentar anketues për tragjedinë në Bullgari, kanë reaguar familjarët e viktimave.

“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”, reagojnë familjarët.

Sipas tyre, vendimet e këtilla janë tentim për të fshehur tragjedinë. Ata theksuan se Xhaferi i ka rënduar edhe më shumë dhimbjen dhe e pyetën publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë dhe pse nuk lejon hetim parlamentar.

Më 23 nëntor, në aksidentin e autobusit që ndodhi në autostradën “Struma” në Bullgari jetën e humbën 45 udhëtarë, të cilët ktheheshin nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button