Studentët e akuzojnë profesoreshën Besiana Mehmedi për dhunë psikologjike dhe bullizëm, dekani: rasti do të ketë epilog (VIDEO)

“Do të kap për fyti”, kështu thonë studentët e muzikës nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Tetovës se u ka thënë profesoresha Besiana Mehmedi, duke i kërcënuar për shkak të një reagimi që njëri prej studentëve e ka bërë në rrjetin Facebook. Si rezultat i kësaj ata bojkotojnë mësimin në orën e profesoreshës. Mehmedi i hedh poshtë ankesat e studentëve si të pavërteta. Dekani i këtij fakulteti tha se rasti po shqyrtohet nga komisioni disciplinor dhe se do të ketë epilog. Parlamenti studentor pa qëndrim për rastin. Prindërit dhe ish studentët përkrahin kërkesat e studentëve, Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) thotë se do kërkojë përgjegjësi në Prokurori, shkruan Portalb.mk.

Studentët e Fakultetit të Arteve thonë se dhuna psiqike , bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese çdo ligjëratë , kërcënimi se “do i kap për fyti” si dhe ndjekja se çfarë pëlqejnë dhe çfarë shkruajnë në rrjetet sociale nga ana e profesoreshës Besiana Memedi , janë vetëm disa nga arsyet se pse grupi i studentëve të artit muzikor në Universitetin e Tetovës tash tre javë bojkoton ligjëratat në këtë lëndë .

“Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Memedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes , ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme , sidomos me rastin e fundit ku reagimi në „ Fejsbuk ” i njërit prej studentëve në një postim , u bë shkak ” që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se „ do e kap për fyti ” dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të kemi kujdes si sillemi në Fejsbuk. Përveç shkeljes së çdo kodi etik dhe moral , profesoresha Besiana Memedi me veprimet e fundit ka thyer nenin 320 të statutit të Universitetit të Tetovës i cili iu garanton studentëve shprehjen e lirë të mendimit , qëndrimeve dhe aktiviteteve tjera dhe mbrojtjen e personalitetit të studentit”, tha Ardi Lena, student.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Ata thonë se 21 ditë më herët kanë dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda Universitetit të Tetovës dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje .

“Mos – reagimi i kompetentëve brenda Universitetit të Tetovës na ka dhënë mesazhin e qartë se , mbrojtja e personalitetit të studentëve nga abuzimet dhe mbrojtja e dinjitetit të tij për ata është në rend të dytë , ndërkaq në të parin , është mbrojtja e profesorëve recidivist kundër të cilëve nuk ka vetëm 1 ankesë , por disa – ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Universiteti i Tetovës , vetëm që të respektojnë statutin të cilin e kanë hartuar vetë , deri atëherë , ne , studentët e artit muzikor nuk ndjehemi të sigurt për jetët tona , marrë parasysh kërcënimet e një – pas – njëshme me të cilat përballemi. Andaj , kërkojmë publikisht nga Universiteti i Tetovës që URGJENTISHT të ndërmarr masa në lidhje me rastin të cilin e kemi denoncuar dhe i njëjti të mos flejë me javë të tëra në sirtaret e universitetit por të  merr epilog”, tha më tej studenti Ardi Lena.

Sipas tyre, si pasojë e dhunës psiqike, një nga studentet ka përfunduar në spital dhe se për të njëjtin rast kanë dorëzuar vërtetim mjekësor në dekanat së bashku me ankesat .

“Problemin e thellon propozimi ” i Komisionit Diciplinor të Universitetit të Tetovës për zgjidhjen e këtij problemi Përkundër pesë ankesave tona , në të cilat detajisht kemi spjeguar të gjitha ofendimet , përbuzjet dhe bullizmin sistematik që është ushtruar ndaj nesh si dhe shkeljet e tjera , nga Komisioni Diciplinor na ofruan dy zgjidhje qesharake , edhe atë : Të vazhdojmë ligjeratat me profesoreshën ( sikur nuk ka ndodhur asgjë ) dhe e dyta, Të presim vendimin e komisionit për të cilin , komisioni tha se procedura e shqyrtimit zgjat tre vjet . Jo , ne nuk do të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe Jo tre vite , por as edhe një ditë më shumë nuk do të presim sepse shkeljet e profesoreshës Besiana Memedi janë evidente dhe nuk duan shumë mend e as vite për t’i shqyrtuar ata .  Për këtë , ne do të vazhdojmë të bojkotojmë ligjëratat e profesoreshës Besiana Memedi kurse kërcënimet , shantazhet dhe telefonatat e njerëzve të ndryshëm nuk do na frikësojnë”, tha studenti Ardi Lena.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Profesoresha Mehmedi për Portalb.mk tha se pretendimet e studentëve janë të pavëreteta.

“Institucioni ynë, kriteret, rregullat e arsimit nuk shkelen dhe nuk do të shkelen kurrë për qefin apo dëshirën e askujt dhe me forma të tilla të presionit apo me sjellje të dhunshme! Ndoqa deklaratën e studentëve dhe dekanit! E vërteta është krejtësisht e kundërta dhe ndaj studentit  konkret unë kam kërkuar masa disiplinorë për shkelje të normave elementare studentore për çfarë udhëheqësia nuk ka marrë ende masa konkrete! Nuk kam në plan të hy në debat me studentë sepse çka kam patur e kam dorëzuar ne organet kompetente! Mund të them se Universiteti është tempull i shenjte që unë do vazhdoj ta respektoj me punë e përkushtim! Studentët mund të ankohen se jam e rreptë për studentët që nuk duan të mësojnë dhe kanë humbur vitet! Mund të jem e keqe për ata që presin të kalojnë provimet pa mësuar e pa prekur libër me dorë, por jo të mveshin gjëra të pavërteta si formë presioni! Institucioni ynë, kriteret, rregullat e Arsimit nuk shkelen dhe nuk do të shkelen kurrë për qefin apo dëshirën e askujt dhe me forma të tilla te presionit apo me sjellje të dhunshme”, tha profesoresha Mehmedi duke shtuar se është jashtë shtetit dhe se më shumë detaje do jep ditëve në vijim për rastin.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Por, nga ana tjetër studentët sot këtë deklaratë të profesoreshës e konsideruan si skandaloze dhe të pavërtetë.

“Janë disa gjenerata me radhë që kanë përjetuar të njejtat kërcënime dhe ofendime nga profesoresha , por ne vendosëm të mos heshtim më . Andaj , kërkojmë nga UT të merr masa adekuate ndaj profesoreshës për shkak të sjelljes joetike që ajo ka me kërcënimet çdo ditore ndaj studentëve.
Lirisht si gazetarë mund të shkoni te referentët dhe të shihni se askush nga grupi nuk e ka humbur vitin. Unë kam kaluar disa provime te ajo. Nuk ka asnjë të vërtetë nga ajo çfarë ajo ka thënë. “, tha studenti Ardi Lena.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Ai ndër të tjera shtoi se ka shumë mundësi që profesoreshën ta paraqesin edhe në gjykatë dhe se kanë marrë kërcënime.

Studentët e grupit të muzikës thanë se i kanë dorëzuar ankesat edhe te kryetarja e parlamentit studentor Eliesa Zhaku, dhe se me atë kanë kontaktuar vetëm njëherë dhe nuk kanë informata nëse ajo e ka paraqitur rastin në rektorat apo jo.

Kryetarja e Parlamentit Studentor në UT, Eliesa Zhaku e kontaktuar nga Portalb.mk për rastin në fjalë nuk tha asgjë konkrete dhe nuk u përgjigj në pyetjet e redaksisë, ajo shkurt na tha:

“Çështja është në proces në dekanat të fakultetit”.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Nga ana tjetër, dekani i Fakultetit të Arteve, Nafi Jashari tha se kërkesat e studentëve janë në shqyrtim.

“Lidhur me protestën e studentëve, kërkesat janë parashtruar para një jave, ato aktualisht janë në shqyrtim dhe në kuadër të statutit të universitetit të Tetovës dhe Fakultetit të Arteve ne kemi komisiondisciplinor që merret me këto çështje dhe ajo është në shqyrtim. Komisioni aktualisht ka mbajtur disa seanca dëgjimi për të marrë mendimet dhe për të zgjidhur problematikën në fjalë. Nuk është një problem që përsëritet në fakultetin e arteve. Ditën e hënë do të kemi një seancë ku do të takohet komisioni disciplinor e më pas edhe organet më të larta të universitetit për të shqyrtuar rastin në fjalë, dhe gjithësesi kërkesat e studentëve do të merren parasysh”, tha Jashari.

I pyetur nga Portalb.mk se a do të ketë epilog ky rast, dekani tha se kjo do të ndodh duke shtuar se “epilog do të ketë dhe ai do të jetë i drejtë dhe gjithnjë në interes të institucionit dhe studentëve”.

Por i pyetur se në interes të kujt në radhë të parë do të jetë, të universitetit apo të studentëve, dekani tha:

“Në interes të institucionit dhe studentëve. Pa institucion nuk ka studentë”

Ai ndër të tjera shtoi se kërkesa të tilla nuk kanë pasur më herët, ndërsa  i pyetur për ankesa ai nuk u përgjigj.

Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar
Studentët e Fakultetit të Arteve, drejtimi i muzikës në UT ankohen se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar

Këngëtari Arif Ziberi, nga Elita 5 doli në mbështetje të studentëve, dhe siç tha ai si prind I dy fëmijëve të  cilët kanë ndjekur mësimin në po këtë fakultet është në dijeni se problemi të cilin e paraqesin studentët ekziston.

“Jam në përkrahje të studentëve të cilët me arsye kanë ngritur një shqetësim. Ky shqetësim ekziston që moti jam në rrjedha. Profesoresha në fjalë me vite e ka në gjak maltretimin dhe ofendimin, unë e kam pas fëmiun dhe e kam fëmiun tjetër në këtë fakultet. Unë gjithashtu kam pasur probleme me profesoreshën për fëmiun tim, e kam ngritur zërin por kam hasur në dyer të mbyllura”, tha Arif Ziberi.

Adis Ismaili, ish student I këtij fakulteti tha se edhe ai në të kaluarën ka pasur presion psikologjik njëjtë si studentët.

“Vetë kam qenë student i këtij fakulteti, vetë kam qenë i torturuar psiqikisht dhe mendoj se këta studentët tani kanë nevojë për përkrahje dhe mos të qajmë kur të ikin në perëndim. Unë sa e shoh ky fakultet do mbetet pa studentë në të ardhmen, askush nuk ka interes që të vijë këtu duke u friguar nga ndonjë individ”, tha Adis Ismaili.

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) për Portalb.mk thanë se mbështesin kërkesat e studentëve të Fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës dhe se do të kërkojnë përgjegjësi nga Prokuroria Publike.

“Konsiderojmë që sjelljet banale të profesoreshës nuk i ngjasojnë aspak komunitetit akademik që ajo përfaqëson. Andaj si FNA, do të kërkojmë nga Prokuroria Publike të kryejnë obligimet e tyre si institucion duke ngritur procedurë penale ndaj profesoreshës Besiana Memedi për kërcënimet e vazhdueshme ndaj studentëve”, tha Blendi Hodai, kryetar i FNA.

Ndryshe, nga FNA kërkojnë nga studentët e UT-së të bojkotojnë Parlamentin Studentor të UT-së për mospërfaqësim të problemeve edhe nevojave studentore.

“Të gjithë studentët duhet të bojkotojnë pagesën për Parlamentin studentor (100 denarë në semestër), sepse ai nuk i përfaqëson interesat studentore”, përfundoi Hodai.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button