Administrata gjyqësore në protestë: Gjyqtarëve ua kryejmë të gjithë punën, ndërsa marrim pagë tre herë më të ulët

E gjithë administrata e Gjykatës Penale dhe Gjykatës Themelore Civile sot kanë dalë në protestë prej dy orësh për rritjen e pagave, organizuar nga Sindikata e punëtorëve administrativë, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (Sindikata e AOGJSH), transmeton Portalb.mk.

Revolta është e madhe te të gjithë, pasi janë të pakënaqur me statusin material, të ardhurat mujore dhe të drejtat e tjera, niveli i të cilave është ngrirë prej vitesh.

Padrejtësia në administratën e gjykatave u rrit veçanërisht kur u njoftua se gjyqtarët do të përfitonin shtesë në pagë për statusin material. Gjyqtarët nga ana tjetër janë ankuar prej kohësh se marrin pagat më të ulëta midis kolegëve të tyre në Evropë dhe rajon.

“Me të njëjtin fakultet, me provim jurisprudencë si gjyqtarët, ne bashkëpunëtorët profesional e bëjmë pjesën më të madhe të punës në lëndët që u caktohen dhe na ikin tre herë me rroga. Do të marrin shtesë për statusin material. Ne nuk jemi njerëz, nuk kemi status?”, thotë për Sdk.mk një bashkëpunëtor profesional i një gjyqtari në njërën nga dy gjykatat më të mëdha në Shkup.

Bashkpuntorët profesional thonë se kjo është vetëm për krahasim, nuk po protestojnë kundër pagave dhe shtesave të gjyqtarëve, por për rritjen e tyre.

Edhe përkundër grevës, gjykimet po vijojnë, ndërsa procesverbalistët në vend se jashtë, punojnë brenda, me qëllim që seancat e parapara për sot të mos shtyhen.

Përveç administratës gjyqësore, sot dhe nesër në protestë dy orëshe janë edhe punonjës të ministrive, komunave, administratave shtetërore, agjencive dhe fondeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button