Vlera dhe rëndësia e përkujtimit të Allahut

Allahu i Madhëruar në Kur`anin fisnik urdhëron e thotë:
“ … pra ta dini se me të përmendur Allahun, zemrat stabilizohen”. (Er Rra`d, 28)

Shumica e njerëzve në kohën tonë ndodhen në krizë. I vetmi shkas nuk janë vetëm varfëria, papunësia, vetmia, sëmundja apo pleqëria. Të pa lumtur janë edhe ata që nuk janë në këtë gjendje; brenga e tyre, frika, stresi, gjithashtu janë rritur në krizë.
Por, shkaqet kryesore të kësaj janë kërkimi i lumturisë në vend dhe kohë të gabuar dhe sëmurja evidente e zemrave. Mund të themi se kriza e njeriut bashkëkohor është pasojë e përpjekjeve të tij për të arritur qëllimin i cili është i gabuar.
Me mëkate zemra e njeriut ndotet, dobësohet dhe sëmuret. Nëse njeriu me këmbëngulësi vazhdon duke bërë mëkate dhe zemra e tij në pikëpamje shpirtërore vdes. Ai, atëherë bëhet vetëm mish e eshtra dhe asgjë nuk mund t`a bëj të kënaqur dhe përherë të lumtur. Secili përjetim dhe kënaqësi trupore janë vetëm një moment dhe për pak çaste zhduken. Zhdukja e kënaqësisë në zemër fut brengë dhe frikë nga ardhmëria.
Por, njeriu është i krijuar për një dashuri të lartë. Zemra, e cila paraqet esencën e njeriut, mund të gjejë qetësinë dhe lumturinë vetëm me Allahun e Madhëruar. Zemrës, përveç Allahut asgjë nuk mund t`ja sigurojë lumturinë e përhershme, qetësinë, dashurinë dhe sigurinë dhe askush përveç Allahut nuk mund t`ja zvogëlojë dhimbjen dhe mënjanon frikën.
Pronari i zemrës n`a ka informuar për urdhrin e Tij të pandryshuar kur Tha:
“(Zgjohuni dhe kuptoni që) me të përmendur Allahun, zemrat qetësohen (stabilizohen)”. (Er Rra`d, 28)
është gabim të kërkosh lumturinë vetëm në ushqim, pije dhe argëtim. Do të përmendim disa ilaçe shpirtërore, të cilët sigurinë dhe ekzistencën e qenies njerëzore, familjes së tij dhe shoqërisë ku jeton, e këto janë: përmendja e Allahut (dhikri), lutja, durimi, kënaqësia me atë që ke, lëmosha, fisnikëria, mirësia, përpjekja në rrugë të së vërtetës, si dhe veprat tjera me të cilat tërhiqet mëshira e Allahut të Madhëruar në zemër dhe të cilat forcojnë shpirtërisht njeriun.
Sipas dëshmisë dhe përvojës së dijetarëve, përmendja e Allahut të Madhëruar (dhikri), është ilaçi më efikas për pastrimin e zemrës dhe edukimin e shpirtit.
Dhikri është përmendje e hapët dhe e fshehur e Allahut të Madhëruar me gjuhë dhe zemër.
Dhikri është përkujtim dhe përmendje e Allahut dhe arritja e gjendjes së qetësisë me Të.
Dhikri është përmendje me zemër e Allahut të Madhërishëm, lidhje me Të dhe njohja me të cilën bëhemi të vetëdijshëm se çdo moment jetojmë nën Mëshirën e Tij.
Dhikri është robërim ndaj Allahut në çdo gjendje.
Dhikri është lidhja e zemrës me Allahun dhe ushqim i zemrës.
Përmendja e Allahut (dhikri) është lumturi për miqtë e Allahut, është qetësi, gëzim,, stabilitet dhe ilaç për zemrat e tyre. Drita e zemrës shuhet nuk ka dhikër, errësohet dhe në fund vdes. Dhikri është obligim (fard). Pa marr parasysh se forma dhe mënyra e kryerjes mund të ndryshojë në përputhshmëri me natyrën e njeriut dhe temperamentin, nga secili besimtarë kërkohet që t`a përkujtojë Allahun e Madhëruar në çdo moment, t`a donë Atë, falënderon dhe t`i bindet në çdo gjendje.
Themeli i dhikrit është përkujtimi me zemër dhe përmendja e Allahut dhe bindja me tërë qenien e tij dhe organet, por në përputhshmëri me normat e rregulluara të sjelljes së bukur (edeb).
Ai, i cili me sinqeritet kryen çdo punë dhe jeton duke u kujdesur për hallallin dhe haramin, ai është në dhikër të përhershëm.

Vlerat e dhikrit

Ekzistojnë shuam versete dhe hadithe në të cilat urdhërohet dhikri. Versetet dhe hadithet e shumta që flasin për dobitë, shpërblimet dhe vlerat e dhikrit, tregojnë në faktin që dhikri paraqet jetë për besimtarin. Zemrat e miqve të Allahut janë ngjallur me dhikër dhe personalisht janë bindur në vlerat e tij dhe begative të mëdha. Mu për këtë shkaku`a kanë preferuar energjikisht dhe përherë të gjithë besimtarëve.
Dhikri i`a mundëson robit të jetë me Zotin e tij; përderisa robi e përmend Allahun e madhërishëm, dhe atë e përmend Zoti i tij. Në këtë tregojnë fjalët e Allahut të Madhërishëm:
“Pra, ju më përkujtoni Mua (me adhurime) Unë ju kujtojë juve (me shpërblim)”. (El Bekare, 152)
dijetarët kanë thënë: “Sikur, përveç kësaj dobie të mos kishte asnjë dobi tjetër prej dhikrit, lajmi përgëzues nga verseti i përmendur do të ishte i mjaftueshëm të shpjegojë nderin dhe vlerën e dhikrit, si dhe t`a nxitë njeriun në dhikër”.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Kur kaloni pranë kopshteve të xhenetit, shërbehuni shumë, hyni brenda dhe hani e pini ! Sahabët pyetën: “ Ku janë këto kopshte të Xhenetit !? Pejgamberi s.a.v.s. tha: “ Tubimet e dhikrit!” (Tirmidhiu, De`avat, 82, Ahmedi, Musned, 3/150)
Në kopshtet e dhikrit janë prezentë: dashuria dhe mëshira e Allahut, qetësia, drita, sinqeriteti, sjellja e bukur, pendimi, lotët, dashuria e ndërsjellë, prezenca e melekëve, rrjedha e begative të Allahut (fejd), istigfari, lutjet e dobishme dhe frytet tjera shpirtërore.
Dhikri është rrugë me të cilën arrihet tek Allahu i Madhërishëm. Ai afron robin tek Zoti i tij, rrit njohurin e tij dhe dashurinë ndaj Tij, ngritë shkallën e tij shpirtërore. Dhikri, i cili bëhet me sinqeritet (ihlas) ngritë perdet mes robit dhe Zotit të tij, tejkalon të gjitha pengesat.
Këtë cilësi, siç n`a ka informuar Pejgamberi a.s. nuk mund ta arrijë asnjë vepër tjetër, përveç dhikrit. (Tirmidhiu, De`avat, 6; Ibn Maxhxheh, Edeb, 53, Ahmedi, Musned, 1/90)
Dhikri është lustër e zemrës, e pastron nga papastërtitë shpirtërore dhe mënjanon indiferencën e zëmrës, dhe duke e ndriçuar me dritën e dhikrit ajo shkëlqen. Kjo dritë përhapet nëpër tërë trupin, duke e ndriçuar atë dhe secili organ merr pjesën e tij, me ç`rast njeriu përjeton një kënaqësi të madhe të dashurisë ndaj Allahut të Madhërishëm.
Ai, i cili e përjeton dritën e dhikrit, fytyra tij mbushet me nurë, fjalët bëhen të ëmbla, shikimi i tij rrjedhë begati (fejd), ndërsa buzëqeshja sjellë paqe dhe lumturi.
Ky rob në çdo gjendje bën vetëm mirë (hajr). Ky në tokë është dëshmitar i gjallë i Allahut të Madhërishëm. Kush e vështron ai e përkujton dhe nxitë në përmendjen e Allahut dhe bërjen e veprave të mira.
Dhikri hap dyert e kënaqësisë shpirtërore. Nëpërmes dhikrit robi fol intimisht me Allahun e Madhërishëm. Ai i cili përmend shumë Allahun e Madhërishëm, Ai e bën mik të afërt të Tij dhe bashkëbisedues, e përgëzon zemrën e tij dhe i jep kënaqësi dhe ëmbëlsi shpirtërore që nuk ka të ngjashme dhe nuk mund të ngopet.
Dhikri përgëzon zemrën, largon nga ajo mërzinë, dhimbjen dhe pikëllimin. Shqetësimet e brendshme, pasiguria dhe frikësimet e panevojshme e lëshojnë zemrën e cila ka arritur afërsinë me Zotin e botëve. Robi, zemra e të cilit është e lumtur me dhikër, nuk ndien frikë nga vetmia, nuk preokupohet me mendimet për atë çfarë do të ndodhë, nuk bën panik për furnizimin e tij.
Dhikri forcon imanin. Zemrës i ofron jetë shpirtërore dhe gëzim, i mënjanon dyshimet dhe iluzionet, kështu që feja e tij është pa dyshime, bindja ndaj Allahut e plotë, rritet siguria e tij, duke arritur sinqeritet të plotë.
Atëherë ibadetet bëhen të këndshme dhe me lehtësi kryhen, ndërsa njeriu lirohet nga imitimi i verbër (taklid).
Atë që uji paraqet për peshkun, dhikri paraqet për zemrën. Pa dhikër zemra vdes. Nga njeriu me zemër të vdekur nuk mund të pritet të bëj vepra të mira dhe punë të dobishme.
Dhikri shpëton zemrën nga vesveset e shejtanit, kurthet dhe ndikimet e tij. Allahu i Madhëruar, shejtanin e ka përshkruar si “Hannas” (ai i cili hedhë vesvese në zemër). Fjala “Hannas” d.m.th. tinëzar, dëmtues, kurjen zbrazëtirë – hyn, kur i kundërvihesh – ik.
Kur shejtani e gjen zemrën e zbrazur-hyn në të, ndërsa kur zemra bën dhikër – ai ik. Kur zemra vazhdon të bëj dhikër përherë, shejtani nuk ka rrugë tek ajo. Ai edhe më tej dëshiron të hyjë në të, por drita e dhikrit e djegë. Kështu njeriu shpëton nga armiku i haptë i tij – shejtani.

Dhikri, i cili djegë shejtanin është ai i cili bëhet me sinqeritet (ihlas), në përputhshmëri me rregullat e caktuara për bërjen e dhikrit (edeb) dhe ai i cili është larg nga indiferenca (gafleti).

Nëse dëshirojmë ta largojmë shejtanin nga zemra jonë, shtëpia, familja, puna, fëmijët, ushqimi (sofra) jonë, e vetmja metodë është dhikri i sinqertë.

Dhikri është kështjella më e fuqishme kundër gjërave të këqija; shpëton njeriun nga gjërat e ndaluara (haram), zemra është gjuha e preokupuar me dhikër nuk kanë kohë për përgojim, për gënjeshtra, përcjelljen e thashethemeve, për përhapjen e ngatërresave, si dhe për gjërat tjera të ndaluara dhe t ë kota. Me dhikër mund të shuhet etja për mëkat dhe orientohet kah bërja e veprave të mira. Zemra e përforcuar me dhikër mund të dallojë të mirën dhe të keqen.

Dhikri mund të bëhet ne çdo kohë dhe në çdo vend. Për secilin iradet tjetër ekziston koha dhe forma, mirëpo për dhikër nuk ka kufizim dhe as kohë e as vend. Bile në disa vende nëse nuk mund të bëhet dhikri me gjuhë, ai mund të bëhet me zemër.

Dhikri i hap dyert e zemrës. Robi i cili përmend shumë Allahun e Madhërishëm me dritën e dhikrit njeh veten dhe zbulon perlat e shpirtit të tij. Nëpërmes këtyre zbulon dituri të reja, ndërsa sytë e zemrës shohin dimensionin e vërtetë të kësaj bote dhe ahiretit. Në këtë mënyrë ai vështron manifestimet (texhelijjatet) dhe artin e krijimit të Allahut të Madhërishëm dhe me këtë rritet besimi i tij dhe dashuria (muhabet) ndaj Tij, bëhet i mahnitur me Të dhe me dashuri dhe respekt i nënshtrohet.

Dhikri njeriut i hap dyert e mëshirës. Kur robi përmend Allahun e Madhëruar, Ai lëshon mëshirën mbi të dhe nuk do t`i refuzojë lutjet dhe dëshirat e tyre.

Dhikri robit i hap dyert e qiellit. Në tubimet e dhikrit lëshohet mëshira e Allahut, dritë dhe shumë begati. Atyre u bashkohen melekët duke i`u lutur Allahut për faljen e tyre. Kështu emri i robit përmendet në qiej, qenia e tij njihet në tokë dhe lutja e tij pranohet.

Dhikri robit i hap dyert e xhenetit. Për meshkujt dhe gratë që përmendin shumë Allahun e Madhëruar në këtë botë, Ai për ta në ahiret ka përgatitur falje she shpërblime të mëdha. Këto shpërblime janë xheneti dhe shikimi i bukurisë së Allahut (xhemalulullah).

Dhikri është diplomë e suksesit në Ditën e Gjykimit. Ata që përmendin shumë Allahun e Madhëruar në dynja, në ahiret do të jetë më i gëzuari dhe Allahu në Ditën e Gjykimit do ta marr nën mbrojtjen e Tij dhe do ta vendos nën hijen e mëshirës së Tij. Pejgamberi a.s. në lajmet e gëzueshme na ka lajmëruar se dhënia e llogarisë do të jetë e lehtë për meshkujt dhe femrat që kanë përmendur shumë Allahun e Madhërishëm. (Muslimi, Dhikr, 4, Tirmidhiu Dae`vat, 128, Ahmedi, Musned, 2/323)
Dhikri e ruan njeriun nga zjarri i Xhehenemit – shkatërrimit më të rëndë. Pejgamberi a.s në lajmet e gëzuara tregon se dhikri është vepra më e mirë që e shpëton njeriun nga zjarri i Xhehenemit. (Tirmidhiu, nr. 3377, Ibn Maxheh, nr. 3790)

Allahu i Madhërishëm u ka premtuar që besimtarët në zemrat e të cilëve ka qenë të vendosur kelimei teuhidi dhe dhikër, do të përforcojë në dynja dhe në ahiret.

Dhikri për robin është një kapital aq i madh sa që me bekimin e një thënie të vetme të sinqertë: “La ilahe il-lallah” – qoftë vetëm një herë në jetë – do të jetë i shpëtuar nga zjarri dhe hyn në Xhenet.
Dhikri i përhershëm është mënyra më e bukur e ruajtjes nga mashtrimet dhe vesveset e shejtanit, xhinëve dhe njerëzve shejtan. Ai i cili hun në kështjellën e dhiarit është i sigurt. Ai që rregullisht kryen dhikrin me përkushtim është u sigurt nga magjia, vesveset dhe gjërat e ngjashme.

Zemra e cila përmend Allahun është sikurse ora, bile edhe kur pronari është i zënë me ndonjë punë, ajo në gjendje dhikri vazhdon me punën e saj. Në këtë mënyrë njeriu çdo moment e kalon në ibadet.
Ushqimi i zemrës është dhikri, ndërsa ushqimi i shejtanit janë mëkatet. Njeriu që e ka shejtanin e fuqishëm, feja e tij është e dobët.
Allahu i Madhërishëm na bëftë prej atyre që e përmendin Atë pa ndërpre!

– A M I N –

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button