Dy dënime me kusht për rrëzimin e helikopterit në Strumicë në vitin 2014

Gjykata Themelore në Strumicë sot shqiptoi aktgjykimin me burgim me kusht për rrëzimin e helikopterit që ndodhi në korrik të vitit 2014 ku humbën jetën katër pilotë të MPB-së, transmeton Portalb.mk.

Me vendim të gjykatës së shkallës së parë me dy vjet burgim i cili nuk do të zbatohet nëse në tri vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re, u dënua drejtoresha e atëhershme e NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë” Juliana Spirovska, ndërsa drejtori teknik Dragoslav Radeski u dënua me një vit e gjysmë burg i cili nuk do të kryhet nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Me dënim në para prej një milion denarësh është dënuar edhe Ndërmarrja publike. Të akuzuarit ndiqeshin për vepra të rënda kundër sigurisë publike.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe prokuroria ka bërë të ditur se është e pakënaqur me dënimin, por edhe mbrojtja, e cila vlerëson se për rastin duhet të ketë aktgjykim lirues.

Aksidenti me helikopter ndodhi më 10 korrik 2014 gjatë një fluturimi natën kur helikopteri goditi transmetuesin e atëhershëm të Radiodifuzionit të Maqedonisë. Nga aksidenti humbën jetën katër pilotë të MPB-së: Dragi Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button