RMV, mjekët amë sot protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë – 7 Prill, Shoqata e mjekëve privatë ka paralajmëruar protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë ku do të paraqesin kërkesat e tyre, transmeton Portalb.mk.

Ndër të tjera kërkojnë pikë kapitimi (kuotë financiare) prej 90 denarë, ndryshim të regjimit të barnave dhe vlefshmëri të rekomandimeve për terapi kronike, ndryshim të politikës penale, shëndetësisë elektronike, si dhe ndryshim të buxhetit për specialistët dhe laboratorët.

“Të gjitha këto i kërkojmë për pacientët tanë dhe për mbijetesën e kujdesit primar shëndetësor. Vetëm te ne ka numër të pakufizuar shërbimesh me burime të kufizuara financiare. Një numër i madh shërbimesh nuk paguhen. Për tridhjetë vjet ne paguhemi për punën tonë me disa muaj vonesë! Për herë të parë kemi ministër të shëndetësisë nga niveli primar dhe një zëvendësministër që i kupton problemet tona. Qeveritë po ndryshojnë, por në asnjë mënyrë të na fusin në planin e tyre buxhetor”, thonë nga Shoqata e mjekëve.

Mjekët amë në periudhën e fundit kanë mbajtur dy protesta të tilla paqësore, por kanë qenë në ordinancën e tyre, ku nuk kanë pritur pacientë. Por vlerësojnë se nuk ka rezultat. Këtë herë ata kanë vendosur të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button