Twitter kufizoi llogaritë e qeverisë ruse

Twitter ka kufizuar përmbajtjet nga më shumë se 300 llogari zyrtare të qeverisë ruse, duke përfshirë atë të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Llogaritë nuk do të rekomandohen më në faqen kryesore të Twitterit.

Kompania tha se do të ndërmarrë veprime kundër çdo vendi që “kufizon aksesin në internetin e hapur përderisa ata janë të përfshirë në konflikt të armatosur”.

Platforma ka qenë shumë e kufizuar në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Aktualisht Putin ka dy llogari zyrtare në Twitter, një në rusisht dhe një në anglisht. Putin kanë respektivisht 3.6 milionë në njërën llogari dhe 1.7 milionë ndjekës në tjetrën.

Twitter tha se lejimi i zyrtarëve të qeverisë ruse të postojnë lirisht në faqen e mediave sociale, ndërkohë që kufizojnë platformën në Rusi në të njëjtën kohë “krijon një çekuilibër të dëmshëm informacioni”.

Llogaritë janë kritikuar më parë për përhapjen e dezinformatave gjatë luftës së Ukrainës, por ndryshe nga postimet në Twitter nga mediat e lidhura me shtetin rus, ato nuk kanë qenë më parë subjekt i një moderimi specifik nga Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button