Mariçiq-Bregu: Drejt anëtarësimit në BE duke forcuar bashkëpunimin rajonal

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, takoi sot Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, transmeton Portalb.mk.

Bashkëpunimi rajonal në kontekstin e së ardhmes evropiane të vendeve të rajonit, me fokus të veçantë në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e reformave evropiane dhe qasjen e vendit ndaj standardeve evropiane në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, ishin ndër temat e hapura nga Mariçiq dhe Bregu në takim.

“Bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm rajonal është i rëndësishëm për ne dhe për sigurinë tonë. Prandaj nevojiten sinergji dhe projekte të përbashkëta, në të cilat do të punojmë së bashku si partnerë në përmbushjen e obligimeve tona në rrugën drejt BE-së”, tha Mariçiq.

Mariçiq dhe Bregu theksuan se e ardhmja e rajonit është në BE dhe çdo vonesë në fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e ul besimin e qytetarëve.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu vuri në dukje se të gjitha aktivitetet e Këshillit synojnë prosperitetin e rajonit nëpërmjet lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, pavarësisht dozës së pasigurisë të shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë.

Ndryshe Mariçiq dhe Bregu shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të reja specifike, në përputhje me prioritetet e planifikuara në këtë periudhë për zbatimin e reformave evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button