Komisioni Evropian nisi hetimin ndaj Hungarisë për sundimin e ligjit

Komisioni Evropian do të nisë një hetim ligjor në Hungari, për të shqyrtuar sundimin e ligjit në këtë shtet anëtar të BE-së, i cili mund të rezultojë në gjoba, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen në Parlamentin Evropian, raporton “EUObserver”., raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kjo do të jetë hera e parë që pushteti ekzekutiv i BE-së ndërmerr një hap të tillë kundër ndonjë anëtari të Unionit që nga hyrja në fuqi e legjislacionit të ri në janar të vitit 2021.

Lejen, kreu i Komisionit Evropian, tha gjithashtu se komisioneri i buxhetit të BE-së Johanes Han dje e ka informuar qeverinë hungareze se së shpejti do t’u dërgojë një letër për të filluar të ashtuquajturin “mekanizëm i kushtëzuar”. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të merr vendim “kolegji i komisionerëve” të BE-së.

Komisioni Evropian në nëntor u dërgoi letra Polonisë dhe Hungarisë me pyetje për pavarësinë e gjyqësorit dhe korrupsionin.

“I kemi shqyrtuar çështjet me kujdes dhe përfundimi ynë është se duhet ta bëjmë hapin e radhës”, tha der Lejen para parlamentit në Strasburg lidhur me nisjen e mekanizmit kundër Hungarisë.

Ajo nuk përmendi asnjë veprim kundër Polonisë.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi partia “Fidesz” e kryeministrit Viktor Orban fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Hungari  për të katërtën herë radhazi duke fituar shumicë prej dy të tretash në parlament.

Përveç shqetësimeve për korrupsionin dhe mashtrimet në shpenzimin e parave evropiane në Hungari, një nga arsyet është edhe përmbysja e demokracisë në këtë vend gjatë mandateve të Orbanit.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në shkurt i dha Komisionit Evropian dritën jeshile për të lidhur fondet e BE-së me sundimin e ligjit, në rast të një lidhjeje të drejtpërdrejtë me përdorimin e subvencioneve të BE-së.

Megjithatë, Komisioni i udhëhequr nga der Lejen nuk ka nxituar të aplikojë mekanizmin gjatë fushatës zgjedhore në Hungari, e brengosur se kjo mund të konsiderohej ndërhyrje në zgjedhje, komenton “EUobserver”.

Anëtarët e Parlamentit Evropian madje filluan procedurë për ta nxjerrë Komisionin në gjykatë për mosveprim, e më pas vazhduan të presione që zyrtarisht të ndërmerret për herë të pari hapi i kontrollit të pushtetit në Budapest.

Siç sqaron “Euobserver”, letra e Komisionit Evropian tani duhet të mbërrijë në Budapest e më pas të pritet përgjigje nga qeveria hungareze. Nëse Komisioni është i pakënaqur me përgjigjen e qeverisë së Orbanit, ai mund të propozojë sanksione, duke përfshirë ndalimin e fondeve të BE-së.

Një vendim i tillë kërkon që të paktën 15 nga 27 shtetet anëtare të BE-së të votojnë “pro”. E konvertuar në përqindje, kjo do të nënkuptonte pëlqimin e përfaqësuesve të të paktën 65 përqind të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button