U përcaktuan çmimet për vajin, sheqerin, miellin dhe orizin në Shqipëri

Caktohen çmimet e reja për 4 produktet e shportës, vajin, sheqerin, orizin dhe miellin. Sipas bordit të transparencës për monitorimin e çmimeve në treg, një litër vaj do të tregtohet jo më shumë se 321 Lekë/Litër po ashtu një kg miell nuk do tregtohet më shumë se 90,5 Lekë për kg, raporton Klan.

Ndërsa çmimi tavan për sheqerin do të jetë jo më shumë se 123lekë/kg dhe i orizit kokërrgjatë jo më shumë se 104 Lekë/kg. Nëse përpara ngritje së bordit të transparencës një kg miell arriti deri në 150 Lekë, duket se Akti Normativ ka dhënë efekte për uljen e çmimit për konsumatorët shqiptarë. Para afro 3 javësh, çmimet e këtyre produkteve ishin deri 50 Lekë më shumë në treg. Ulja më e madhe është bërë për miellin dhe vajin.

Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve të fitimit që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i Transparencës për të mos abuzuar me çmimet në treg.

Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të vendosur nga Bordi për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to, subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore do të gjobiten në masën 10 ( dhjetë) milionë Lekë.

Ndërsa subjektet tregtare me pakicë do të gjobiten me masën 2 mln Lekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button