Dimitar Kovaçevski dhe Majlinda Bregu vlerësuan që bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm në zhvillimin e shteteve të rajonit

Në Shkup u zhvillua takim ndërmjet ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe Majlinda Bregut, sekretaren e përgjithshme në Këshillin rajonal për bashkëpunim, transmeton Portalb.mk.

“Bashkëpunimi rajonal është kontribut në stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane”, vlerësoi kryeministri Kovaçevski.

“Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si një kontribut në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në sferën e tregut rajonal, dhe me këtë zhvillimi i ekonomisë së shtetit”, raportojnë nga kryeministria, duke vlerësuar që duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet shteteve të rajonit gjatë zhvillimit të tyre.

Raportohet që në takim u vlerësua edhe nevoja për integrimin euro-atlantike të rajonit, sidomos pas luftës në Ukrainë. Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas tyre, do të jetë një motiv edhe për shtetet tjera për reforma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button