Prej shtatorit nxënësit do të mund të regjistrohen në shkollat e mesme në mënyrë elektronike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim që prej shtatorit të këtij viti nxënësit e klasës së nëntë të regjistrohen në shkollë të mesme, në mënyrë elektronike.
Për këtë ka informuar sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e shërbimit të ri të realizuar në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve në sektorin e Arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së Britanisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Prindërit dhe fëmijët, si përdorues të shërbimeve arsimore, përveç aplikimit për regjistrim në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, mund të aplikojnë edhe në mënyrë elektronike për konkurse, për bursa, për nostrifikimin e diplomave, për akomodim në konvikte. Gjithashtu, është krijuar mundësia për informimin elektronik të prindërve apo kujdestarëve të nxënësve për suksesin, sjelljen dhe gjendjen e fëmijëve të tyre në shkollë”, tha Shaqiri.

Ndryshe, prej shtatorit të kaluar prindërit kanë mundësi që fëmijët t’i regjistrojnë në klasë të parë në mënyrë elektronike ose sipas mënyrës tradicionale direkt në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button