Mariçiq: Mbështetja e IPA-së në sistemin e drejtësisë vendimtar për përparimin në kapitujt 23 dhe 24

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane dhe Koordinator nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, ka hapur sot takimin e pestë të Grupit sektorial punues për sektorin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e këtij sektori, veçanërisht në aspektin e integrimeve evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Sundimi i ligjit është thelbi i anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe reformat kanë një rol kyç në gjithë këtë proces. Vendi po investon përpjekje dhe burime të konsiderueshme në sundimin e ligjit, ndërtimin e një gjyqësori funksional, luftimin e krimit të organizuar, me qëllimin e vetëm për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe për të mundësuar demokracinë në praktikë”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Sipas tij, është e nevojshme të koordinohet në mënyrë adekuate ndihma e donatorëve me qëllim që të jetë e kompletuar, gjegjësisht e shpërndarë në mënyrë racionale, t’i përfshijë reformat integruese evropiane të planifikuara në Programin nacional për Miratimin e Acquis të BE-së, si një dokument gjithëpërfshirës kombëtar strategjik dhe programor për drejtimin e procesit eurointegrues, si dhe Planin nacional për zhvillim i cili është në rrjedhë dhe Programin e reformës ekonomike, me të cilin praktikisht rrumbullaksohet planifikimi dhe përcaktimi i prioriteteve në nivel strategjik.

Mariçiq theksoi edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në takimet e Grupeve punuese sektoriale me qëllim që të japin mendimet e tyre për mënyrat në të cilat zbatimi i prioriteteve është i arritshëm, efektiv dhe efikas, si dhe angazhimin e tyre për zbatimin e disa të prioriteteve në terren.

“Besoj se në fazën tjetër do të sigurohet financimi për prioritete të mirëpërcaktuara dhe të dakorduara – pavarësisht nga burimi i financimit, qoftë kjo nga buxheti kombëtar dhe ndihma nga donatorët”, tha Mariçiq, duke informuar të pranishmit se ka filluar edhe procesi i programimit IPA 2023-2024, i cili do të realizohet në nivel teknik me grupet punuese sektoriale dhe kërkoi komente nga donatorët në lidhje me prioritetet e paraqitura dhe financimin e ardhshëm për zbatimin e tyre.

Zëvendëskryeministri dhe NIPAK, Mariçiq theksuan se projektet e reja do të japin kontribut të rëndësishëm në zbatimin e proceseve të reformave madhore, forcimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, rritjen e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe rritjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me qëllim sigurimin e një siguri më të madhe juridike të qytetarëve dhe natyrisht kthimin e besimit në sistemin e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button