Presidenti Zelenski i ndau Urdhrin e guximit fotoreporterit të vrarë Max Levine

Presidenti Volodymyr Zelensky përpara se t’i drejtohej kombit mbrëmë, nënshkroi dekret për ndarjen pas vdekjes të Urdhrit të guximit fotoreporterit Max Levine, i cili u vra nga sulmuesit rusë në rajonin e Kievit, transmeton Portalb.mk.

“Për guximin personal dhe veprimet vetëmohuese të treguara gjatë mbulimit të agresionit rus, vendos: T’i ndajë “Urdhrin e guximit – shkalla III” Levin Maxim Evgenievich – fotoreporter (pas vdekjes)”, thuhet në dekret.

Gjatë ndarjes së medaljeve, Zelenski i shprehu respekt familjesë së punonjësit të ndjerë të medias.

“Ia dorëzova Urdhrin e guximit familjes së fotoreporterit të ndjerë Max Levine, i cili u vra brutalisht nga pushtuesit në rajonin e Kievit. Gjatë jetës së tij, ai dha një kontribut të rëndësishëm që të gjithë ne të shohim dhe të dimë se çfarë po ndodh në vendin tonë”, tha Zelenski.

Për vrasjen e Levinit është hapur vepër penale, kurse sipas informacioneve fillestare, Levini i paarmatosur u vra nga ushtarët e forcave të armatosura ruse me dy të shtëna me armë të lehta.

Maxim Levin është i njohur si fotoreporter dhe fotograf dokumentarësh dhe kameraman ukrainas. Ai ka punuar me Reuters, BBC, TRT World, Associated Press dhe media të tjera me famë botërore.

Zelenski, në pallatin Mariinsky, dhuroi medaljet “Ylli i Artë” edhe për 292 anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, 57 prej të cilëve pas vdekjes iu nda titulli Hero i Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Salla e bardhë e Pallatit Mariinsky tani e tutje do të quhet Salla e bardhë e Heronjve të Ukrainës, njoftoi presidenti i Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button