RMV, u publikuan emrat e anëtarëve të komisioneve që do t’i kontrollojnë dhe vlerësojnë gjyqtarët

Pavarësisht se u premtua se procesi i pastrimit të gjyqësorit do të filloi prej janarit të vitit 2021, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje i ka krijuar komisionet për kontroll dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, njofton Portalb.mk.

Vlerësimi i kualitetit të udhëheqjes së procedurës gjyqësore do të kryhet nëpërmjet kontrollit në 10 lëndë të gjykatësit të vlerësuar, prej të cilave 5 i zgjedh vetë ai, ndërkaq 5 të tjera zgjedhen në mënyrë të rastësishme nëpërmjet sistemit të automatizuar kompjuterik. Kontrollin e bëjnë komisionet e përbëra prej 5 anëtarëve të gjykatave përkatëse. Gjyqtarët e gjykatave më të larta i kontrollojnë dhe vlerësojnë gjyqtarët e gjykatave më të ulëta.

Gjatë vlerësimit të kryetarëve të gjykatave do të merret parasysh transparenca e raporteve, realizimi i programit për punë dhe Planit Aksional, zbatimi i Rregullores së Gjykatës, funksionimi i sistemit për menaxhim me lëndët gjyqësore, kualiteti i vendimeve kualitative në administratën gjyqësore dhe marrëdhëniet me publikun dhe transparenca.

Të dhëna më të hollësishme për kontrollin dhe vlerësimin e gjyqtarëve mund të lexoni: KËTU.

Komisionet për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Gostivar përbëhet nga:

  • Mirjanka Gocevska Stefanovska – kryetare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shtip);
  • Bekim Mehmedi – anëtar i komisionit (kryetar i Gjykatës së Apelit Gostivar);
  • Liljana Ickova – anëtare e komisionit (gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gostivar);
  • Sande Zikov – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Ace Bakievski – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Shtip i përbërë nga:

  • Zlatko Andjelkovski – kryetar i komisionit (Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gostivar);
  • Kornelija Davçeva – anëtare e komisionit (kryetar i Gjykatës së Apelit Shtip);
  • Danka Ristova – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip)
  • Jetmire Ajdini Bosnjaku – anëtare e komisionit (Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Tatjana Susuleska – anëtare e komisionit (gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Manastir);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Shkup i përbërë nga:

  • Lidija Dimçevska – kryetare e komisionit (kryetare e Gjykatës së Apelit Shkup);
  • Enver Bexheti – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Izet Ismaili – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar);
  • Aleksandar Kambovski – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);
  • Sofija Maneva – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Shkup i përbërë nga:

  • Afrim Jakupi – kryetar i komisionit (Gjyqtar i gjykatës së Apelit Gostivar);
  • Cenanzija Mehmed – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Agim Mislimi – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Ljiljana Çoçkovska – anëtare e komisionit (gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Manastir);
  • Toni Delev – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të gjykatave themelore në Zonën e Apelit Shkup i përbërë nga:

  • Anita Boskovska – kryetare e komisionit (Gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkup);
  • Roza Georgieva – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkup);
  • Kerasim Kerasimovski – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar);
  • Petre Srbinovski – anëtar i komisionit (kryetar i Gjykatës së Apelit Manastir);
  • Sllavço Tasev – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit i përbërë nga:

  • Besa Ademi – kryetare e komisionit (kryetare e Gjykatës Supreme të RMV);
  • Lidija Martinova – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës Supreme të RMV);
  • Shpend Devaja – anëtar i komisionit (gjyqtar i Gjykatës Supreme të RMV);
  • Mirjana Radevska Stefkova – anëtare e Komisionit (gjyqtare e Gjykatës Supreme të RMV);
  • Xhemali Saiti – anëtar i Komisionit (gjyqtar i Gjykatës Supreme të RMV);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative i përbërë nga:

  • Fani Ilievska – kryetare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative);
  • Diana Dimitrova – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative);
  • Rina Iseni – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative);
  • Zagorka Tnokovska – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative);
  • Mirjana Vasilevska – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Lartë Administrative);

 Komisioni për kontroll dhe vlerësim të kryetarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Manastir në përbërje të:

  • Anita Miloshevska – kryetare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Apelit Manastir);
  • Violeta Kostovska – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);
  • Zoran Karadzovski – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);
  • Nikolla Krsteski – anëtar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);
  • Petkana Jadrovska – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir);

Komisioni për kontroll dhe vlerësim të kryetarëve të gjykatave themelore në zonën e Apelit Shkup në përbërje:

  • Gjorgji Radojkov – kryetar i komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Bukurije Ajdini – anëtare e komisionit (gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Lidija Zimbovska – anëtare e komisionit (gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Melek Alija Elezi – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);
  • Natasha Savovska Dimitrovska – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup);

 Komisioni për kontroll dhe vlerësim të kryetarëve të gjykatave themelore në rajonin e apelit Shtip në përbërje të:

  • Svetlana Jovanova – kryetare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shtip);
  • Vesna Dimitrievska Nakova – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip);
  • Kirçe Donev – anëtare e komisionit (gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip);
  • Kornelija Davçeva – anëtare e komisionit (kryetar i Gjykatës së Apelit Shtip);
  • Sofija Maneva – anëtare e komisionit (gjyqtare e Gjykatës së Apelit).

Ndryshe, sipas një hulumtimi të publikuar në dhjetor të vitin 2021 nga organizata Eurothink, ku qytetarët janë pyetur për besimin në institucionet e Maqedonisë së Veriut, vetë 8% prej tyre kanë thënë se i besojnë gjyqësorit.

Reformat në gjyqësor janë ndër parimet kryesore të Qeverisë, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për modelin e ri, profesoresha universitare, Besa Arifi, në një analizë të Portalb.mk, vlerësoi se i njëjti do të japë rezultatin e dëshiruar, por edhe nëse ky proces mbaron në mënyrën më të mirë të mundshme, vetë gjyqësori duhet ta kthejë besimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button