Nikollovski: Është arritur marrëveshje për import të grurit nga Bullgaria

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Lupço Nikollovski, mbrëmë vonë njoftoi se është arritur marrëveshje për importin e grurit nga Bullgaria, transmeton Portalb.mk.

“Sonte vonë dua ta njoftoj edhe këtë lajm pozitiv direkt nga këtu, nga Berlini. Me kolegun tim, ministrin e Bujqësisë së Republikës së Bullgarisë, Ivan Ivanov, u dakorduam që do të sigurojmë sasi shtesë të grurit nga Republika e Bullgarisë. Së bashku me fqinjët tanë, në këtë mënyrë po ndërtojmë një fqinjësi të mirë të vërtetë dhe të bashkuar do ta kalojmë shumë më lehtë dhe do të përballemi me krizën ekzistuese”, shkroi Nikollovski në Facebook.

Ministri Nikolovski ndodhet në Berlin ku dje, me ftesë të ministrit gjerman të ushqimit dhe bujqësisë, Xhem Ozdemir, mori pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut për Politikë Bujqësore ndërmjet Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Muajin paraprak u arrit marrëveshje edhe me Serbinë për të përjashtuar vendin nga ndalimi i eksporteve të grurit dhe lëndëve të tjera të para ushqimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button