Armata e RMV-së do të modernizohet – do të furnizohen automjete dhe pajisje

Qeveria solli plan vjetor për furnizime në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në seancën e sotme të 36-të, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e miratoi Informatën dhe e solli Planin vjetor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për firmosje të marrëveshjeve për furnizim të mallrave, shërbimeve dhe gjësendeve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveri të shteteve të huaja për vitin 2022, njofton Portalb.

“Plani përmban tetë projekte të cilët do të realizohen përmes firmosjes së marrëveshjeve për furnizim të mallrave, shërbimeve dhe gjësendeve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë me qeveri të vendeve-anëtare të Aleancës, me të cilët në pajtueshmëri të Planit për modernizim të Armatës janë paraparë furnizime të automjeteve të lehta të blinduara me rrota (projekt në kontinuitet), automjete speciale për dedikime të posaçme, sisteme artilerike 105 mm dhe municion 105 mm, sistem kundërajror të lartësive shumë të vogla, riparim të helikopterëve transportues, pajisje e zbulimit dhe inteligjencës, komplet i lidhur i kontroll të zjarrit Joint Terminal Attack Controler (JTAC) dhe automjete të lehta të blinduara luftarake për forca speciale”, thonë nga Qeveria.

Nga pres-shërbimi qeveritare potencojnë se me pajisjen e latëpërmendur do të rritet pajisja e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me armatat e vendeve aleate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button