Të premten pritet zyrtarizimi, Abramovich do të blejë ekipin turk të futbollit

Chelsea do të jetë e kaluara, e ardhmja do të jetë futbolli turk për Roman Abramovich. Pasi Mbretëria e Bashkuar e vuri për shpatulla mbas murit duke i sekuestruar Chelsean që ndërtoi dhe e ngjiti në majë për afro 20 vjetësh, tani manjati rus ka vendosur të zhvendoset në kampionatin turk, raporton OraNews.

Raportimet e fundit nga mediat e këtij vendi e bëjnë të kryer akordin për blerjen e Goztepe nga Abramovich për të cilin janë dhënë dhe leje të posaçme nga autoritetet.

Siç shkruhet, presidenti Mehmet Sepil ka dhënë dorëheqjen duke u larguar pas 8 vitesh por u ka thënë miqve të tij se do ta lërë klubin në duar të sigurta.

Ka një arsye përse Abramovich ka zgjedhur Goztepe, ekipin e superligës që ndodhet në qytetin turistik turk. Manjati rus ka miqësi me presidentin në largim Sepil me të cilin bashkëpunojnë në sektorin energjetik dhe tregtar prej vitesh së bashku ku dhe lindi më pas ideja që ai të blejë ekipin e Superligës turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button