Kanadaja ratifikoi marrëveshjen e njohjes së pensioneve për shqiptarët

Parlamenti i Kanadasë ka ratifikuar marrëveshjen e ndërsjellët me Shqipërinë për sigurinë sociale duke u dhënë të drejtën qytetarëve të dy vendeve që të përfitojnë nga kontributet, raporton EN. Ratifikimin e marrëveshjes e kanë përshëndetur krye mistri, Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryeministri Rama thotë se të drejtat e plota nga kontributet në punë do të hyjë në fuqi më 1 gusht.

Janë mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada që përfitojnë nga kjo marrëveshje por edhe një numër më i vogël kanadezë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Marrëveshja ka si qëllim të shmangë mbulimin e dyfishtë për të njëjtën periudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet.

Në bazë të marrëveshjes asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontribute, pavarësisht se ku ka punuar, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.

Nga kjo marrëveshje shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.

Nënshkrimi erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë marrëveshje në shtator 2019.

Shqipëria ende nuk ka një marrëveshje të tillë me Greqinë dhe Italinë ku jeton dhe punon pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button