Kamberi kërkoi të përsëriten zgjedhjet në Luginë

Bartësi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës, raporton Koha.net.

Sipas tij, këto zgjedhje duhet të përsëriten pasi që më 3 prill shumë prej qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook të martën.

Ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë ka thënë se votat e konfirmuara deri tash për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button