fbpx

Kallëzim penal për 30 vjeçarin për pjesëmarrje në luftën jashtë Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal në Prokurori ndaj 30 vjeçarit S.I. nga Shkupi pasi ka marrë pjesë në një luftë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

“Nga dëshmitë, është konfirmuar që me 25 korrik të vitit 2015, në rrjetet sociale është publikuar fotografi e tekst në gjuhën shqipe, përmes së cilës S.I. i fton njerëzit të përfshihen në Shtetin Islamik dhe të luftojnë për atë. Janë gjetur edhe publike tjera në lidhje me kallëzimin penal”, bëjnë të ditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me vepra tjera të S.I.

Pjesëmarrja në ushtrinë, policinë dhe formacionin parapolicor të huaja është e dënueshme në bazë të nenit 322-a, paragrafi 4 nga Kodi Penal. Ai së bashku me 34 persona, në gusht të vitit 2015 ishte dënuar me 10 vjet burg, dënim të cilin është duke e mbajtur në Burgun e Idrizovës – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button