Nuk ka paguar rreth 3 mijë euro tatim personal, kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit nga Shkupi për shkak dyshimeve për shmangie të tatimit personal, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit A.B. nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “shmangie e tatimit” e dënueshme në bazë të nenit 279, paragrafi 1 nga Kosi Penal”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Ai dyshohet që gjatë vitit 2020, gjatë qarkullimit të 1 547 765 denarëve, nuk e ka paguar tatimin personal prej 10 përqind, duke përvetësuar 154 776 denarë nga Buxheti i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button