Tre vjet e gjysmë burg për ish ministrin Mile Janakieski në rastin “Toplik”

Tre vjet e gjashtë muaj burg i ka shqiptuar Gjykata Penale e Shkupit, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski në rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e lagjes rezidente “Sonçev Grad” në Sopishte, njofton Portalb.mk.

Përveç Jankieskit, janë dënuar edhe 5 persona të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit për Tenderime Publike në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Njëri prej 5 personave të akuzuar, Tome Gjurçillovski, i cili ka qenë kryetar i Komisionit, gjithashtu, ka marrë dënim prej 3 vjet e gjysmë. 4 të tjerët (Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaqev dhe Vesa Tomçevska) janë dënuar me dënim me kusht prej 2 vjetëve, të cilat nuk do t’i kryejnë nëse në afat prej 5 vjetëve nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Të gjithë të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, a dëmi ndaj buxhetit është 64.206.839 denarë. Aktgjykimi është i shkallës së parë, ndërkaq palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit.

Procesin e ka udhëhequr Këshilli Gjykues në krye me gjykatësin Osman Shabani, ku si gjykatës i dytë ka qenë Ognen Stavrev. Përfaqësues i akuzës, ka qenë prokurori Burim Rustemi.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TOPLIK” 

Lajme të ngjashme

Back to top button