Von der Leyen dhe Borrell këtë javë do të vizitojnë Kievin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë kësaj jave do të udhëtojë në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer njoftoi në Twitter se Von der Leyen do të udhëtojë në Kiev e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Nuk janë dhënë informacione lidhur me detajet e vizitës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjithashtu javën e kaluar vizitoi Kievin ku zhvilloi takime zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button