Javorja “Fokus” e fitoi Mijallkovin në Gjykatën e Strasburgut

Javorja “Fokus” apo redaktorja Jadranka Kostova dhe gazetari Vllado Apostollov e “fituan” ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Aplikimi u dorëzua në vitin 2016-të, pasi gazeta dhe gazetarët përpara gjykatave vendore u dënuan për shpifje dhe ofendim dhe atëherë shefit të DSK-së i paguan dëmshpërblim prej 9.000 eurove, informojnë nga Fokus, njofton Portalb.mk.

Tekstet u publikuan në gazetën e atëhershme ditore “Fokus” ku janë transmetuar deklarata të ish ambasadorit në Çeki, Igor Ilievski, i cili ka deklaruar se ka ikur nga Çekia për shkak të trysnisë nga Mijallkovi.

“Gjykata vlerëson se vendimet kontestuese kanë paraqitur përzierje në të drejtën e aplikuesve për liri të shprehjes. Rasti ka të bëjë me ankesën e aplikuesve sipas nenit 10 nga Koventa, se epilogu i procedurës civile për shpifje kundër tyre e ka shkelur të drejtën e tyre për liri të shprehjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Në vendim sqarohet se gazetarët dhe mediat kanë shkruar për çështje të interesit publik, lidhur me shefin e Policisë Sekrete, a të cilat kanë mundur të kontribuojnë në debatin publik.

Sipas vendimit të Strasburgut, paditësve u është caktuar dëm jomaterial prej 3.000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button