Ndryshimi i klimës: Shkencëtarët thonë se është ‘tani ose kurrë’ për të kufizuar ngrohjen globale

Shkencëtarët e OKB-së kanë shpalosur një plan me të cilin ata besojnë se mund të kufizojë shkaqet rrënjësore të ndryshimeve të rrezikshme klimatike, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Një organ kyç i OKB-së thotë në raportin e Intergovernmental Panel on Climate Change (IPCC) se duhet të ketë shkurtime “të shpejta, të thella dhe të menjëhershme” në emetimet e dioksidit të karbonit (CO2).

Emetimet globale të CO2 duhet të arrijnë kulmin brenda tre viteve për të shmangur ndikimet më të këqija. Edhe atëherë, botës do t’i duhej gjithashtu teknologjia për të thithur CO2 nga qielli deri në mesin e shekullit.

Së pari, lajmi i keq është që edhe nëse të gjitha politikat ishin zbatuar dhe ishte vendosur të uleshte dioksid karboni deri në fund të vitit 2020, bota do të vazhdonte të jetë cak i ndryshimeve klimatike.

“Disa udhëheqës qeveritarë dhe biznese thonë një gjë, por, bëjnë tjetër. E thënë thjesht, ata gënjejnë. Dhe rezultatet do të jenë katastrofike.” thonë nga IPCC.

Rritjet e temperaturave do të godasin planetin tonë me valë të nxehta, studi të tmerrshme dhe mungesë të ujit.

Për të shmangur këtë fat, bota duhet të mbajë rritjen e temperaturave në ose nën 1.5 gradë celsius këtë shekull, thonë studiuesit.

Lajmi i mirë është se kjo përmbledhje e fundit e IPCC tregon se kjo mund të bëhet, siç e quan dhe kreu i OB-së, Antonio Guterres e quan një “mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndoshë financiarisht”.

Por, mbajtja e temperaturave të ulëta do të kërkojë ndryshime masive në prodhimin e energjisë, industrinë, transportin, modelet tona të konsumit dhe mënyrën se si e trajtojmë natyrën.

Të qëndrosh nën 1.5 gradë celsius, sipas IPCC, do të thotë që emetimet e karbonit nga gjithçka që bëjmë, blejmë, përdorim ose hamë duhet të arrijnë kulmin deri në vitin 2025 dhe të bien me shpejtësi pas kësaj, duke arritur neto-zero nga mesi i këtij shekulli.

Për ta vënë në kontekst, sasia e CO2 që bota ka emetuar në dekadën e fundit është e njëjta sasi që na ka mbetur për të qëndruar nën këtë prag të temperaturës kryesore.

Në praktikë, kjo do të thotë që qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të inkurajuar ecjen dhe ushqimin e shëndetshëm dhe vendosjen e infrastrukturës për më tepër automjete elektrike.

Një nga aspektet më të diskutueshme të raportit ka të bëjë me heqjen e dioksidit të karbonit nga atmosfera.

Kjo mund të bëhet në një sërë mënyrash të ndryshme, duke përfshirë mbjelljen e pemëve dhe ndryshimeve në bujqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button