RMV, për 13.7 për qind më shumë fëmijë të sëmurë me kovid vetëm disa ditë pasi nxënësit në shkollë filluan pa maska

Rritja më e madhe e numrit të të infektuarve me koronavirus krahasuar me javën e kaluar është te fëmijët deri në nëntë vjeç dhe është 13.7 për qind, si dhe te personat e moshës 10 deri në 19 vjeç me 11.6 për qind, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për periudhën nga 28 ​​marsi deri më 3 prill të këtij viti. Vetëm para gjashtë ditësh, më 30 mars, nxënësit e shkollave fillore filluan të vijojnë mësimet me prezencë fizike pa detyrim për mbajtjen e maskave. Të njëjtën ditë Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi që të njëjtën gjë të bëjnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, por ky rekomandim ende nuk ka kaluar në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, nga e gjithë popullata, numër më të ulët të të infektuarve ka te fëmijët deri në nëntë vjeç, kurse numër më të madh në grupmoshën mbi 60 vjeç.

Ndryshe, numri i të sëmurëve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve vazhdon të bjerë edhe më tej. Javën e kaluar janë testuar 14.873 persona, nga të cilët 1.602 raste të reja pozitive nga 30 qytete të vendit, që është rënie prej 5,4% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar, Dellçevë dhe Manastir. Te pacientët dominon varianti BA.2 omicron. 1.706 persona janë shëruar ose 4.6% më pak krahasuar me javën e kaluar.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 272 riinfeksione, me rritje prej 1.5% krahasuar me javën e kaluar. Ka pasur gjithsej 11.962 riinfeksione që nga shpërthimi i pandemisë, nëntë prej të cilave përfunduan me vdekje.

Janë raportuar 12 vdekje në 8 qytete, që është 45.5% më pak se java paraprake. Shumica e tyre janë nga Shkupi. Gjithsej deri tani janë regjistruar 9.231 vdekje.

Sipas raporteve spitalore, momentalisht të hospitalizuar janë 71 persona (13,4% më pak krahasuar me javën e kaluar), nga të cilët 27 janë me mbështetje oksigjeni (18,2% më pak krahasuar me javën e kaluar) dhe 5 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv ( për 4 më shumë krahasuar me javën e kaluar).

Nga kovid-19, gjithsej janë sëmurur 306.711 persona. Pjesa më e madhe në Shkup, Kumanovë, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Kavadar. Morbiditeti më i lartë është regjistruar në Kavadar dhe Shkup. Vdekshmëria më e lartë në Prilep, Kavadar dhe Ohër.

Është regjistruar ulje e incidencës në dy javët e fundit në 23 qytete, me rënie më të madhe në Demir Kapi, Kriva Pallankë, Kratovë, Radovish dhe Tetovë. Rritje vërehet në Dellçevë, Probishtip, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar dhe Negotinë.

Sipas kategorizimit të rrezikut dhe vlerësimit të situatës duke marrë parasysh treguesit e OBSH-së, Maqedonia është në fazë të transmetimit të gjerë, nën niveli 2, me kapacitete adekuate reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button