“Bejbi bum” në ZOO Shkup, pas luanëve kanë lindur lama, deve dhe dele berbere

Bebja-lama, lemur me bisht unazor, bebe nga lloji i devesë baktriane dhe dele berberë janë katër foshnjat e reja në Kopshtin Zoologjik në Shkup, të cilët vijnë një muaj pas lajmit për lindjen e luanëve.

Nga Kopshti Zoologjik informojnë se për herë të parë kanë deve të llojit Baktrian që ka lindur javën e kaluar dhe emri i saj është Bubi, derisa në kopsht çdo vit lindin disa lemurë.

Pas lajmit për lindjen e luanëve, këto lajme të mira për pasardhësit tjerë vijnë për shkak se kafshët që gjenden në Kopshtin Zoologjik kryesisht janë në moshë të re dhe janë mjaftueshëm të pjekur për riprodhim.

“Plotësisht, kafshët tanimë janë mësuar me habitatet e tyre, a pranvera me të gjitha bukuritë e saja është koha kur priten pasardhësit nga kafshët”, ka deklaruar për “Meta.mk”, Tina Mickovska, zëdhënëse e ZOO Shkup.

Mickovska shtoi se këto ditë presin befasi edhe nga kafshët tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button