fbpx

Federata vlerësoi që gjyqtari ka gabuar në ndeshjen Shkupi – Tikvesh

Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM) përmes Komisionit për Gjyqtarë ka vlerësuar që gjyqtari i ndeshjes e ka dëmtuar ekipin e Tikveshit në ndeshjen kundër Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Në ndeshjen KF Shkupi – KF Tikveshi e luajtur më 3 prill, është analizuar situata e minutës së 9-të. Vlerësim i pasaktë i gjyqtarëve, sepse nuk është referuar penallti”, deklarojnë nga Federata. Në këtë ndeshje, gjyqtar kryesor ishte Jovan Kaçevski, ndërsa ndihmës Bakraçevski Razme dhe Martin Petkovski.

Komisioni sqaroi që lojtari i KF Shkupit brenda zonës së rreptësisë, e ka tërheq lojtarin e Tikveshit, duke mos lejuar të luajë me top. Futbollisti i Shkupit, vlerësoi Komisioni, është dashur të dënohet me karton të verdhë.

Komisioni ka vlerësuar gjithashtu që asistenti i ndeshjes Akademija Pandev – Skopje gjithashtu ka gabuar në minutën e 77-të, duke ekzekutuar në mënyrë të gabueshme një pozitë jashtë lojës.

Ndryshe, ekipi i Shkupit arriti të sigurojë tri pikë në ndeshjen kundër Tikveshit (1:0), ndërsa Akademija Pandev humbi nga Skopje (1:2).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button