Gjykata Penale solli vendim të bllokohen tri banesa luksoze në Vodno, dyshohet se janë të ish-kryeministrit Gruevski

Me kërkesë të prokurores Lile Stefanova, përfaqësuese e prokurorisë në rastin “Parcelat në Vodno”, Gjykata Themelore Penale – Shkup vendosi të ngrijë tri banesat luksoze në “Panorama” në Vodno, të cilat sipas deklaratave të një pjese nga të pandehurit dyshohet se janë ruajtur për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, raporton MIA.

Banesat janë të kompanisë “SSI Investment”, por, sipas Orce Kamçevit dhe dhëndrit të tij, Meto Stojçevskit, ato i janë ruajtur Gruevskit si zëvendësim për parcelat në Vodno.

Këto parcela, nga ana tjetër, janë në emër të bashkëshortes së biznesmenit Sergei Samsonenko, Irena Samsonenko, avokatja e së cilës në seancën e sotme kërkoi shkrirjen e pronës së “Lajv Kear Center”, kompani e Samsonenkos. Gjykata Penale thotë se kjo kërkesë ende nuk është shqyrtuar dhe se do të vendoset pas të marrin qëndrim nga Prokuroria.

Sipas aktakuzës në rastin “Parcelat në Vodno”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski akuzohet për veprat “Larje e parave dhe fitim i fshehtë i pasurisë kundërligjore”, të akuzuarit Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “larje të parave”, ndërsa ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, akuzohet për “ndihmë në veprën penale të pastrimit të parave dhe vepra të tjera penale”.

Fjala përmbyllëse për “Parcelat në Vodno” është caktuar më 12 prill, pas së cilës do të shpallet aktgjykimi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button