Osmani: Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia

Sot janë bërë një vit me Vjosa Osmanin në krye të shtetit. E me këtë rast, ajo ka mbajtur një konferencë për media, përcjell Klankosova.tv.

Osmani ndër të tjera në këtë konferencë u shpreh se shpreson që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia.

“ Shpresoj që presioni i bashkësisë ndërkombëtare të kthehet tek Serbia, për të kërkuar nga ta dëshmi konkrete se janë proevropian, deri më tani e kemi parë të kundërtën”, tha Osmani.

Ajo tha se ka disa elemente të cilat bëjnë që Serbia të mos jetë vend proevropian.

“Rreshtimi i tyre me Rusinë, moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, mungesa e sundimit të ligjit, krimi dhe korrupsioni i thellë dhe të gjitha këto janë dëshmi se Serbia është gjithçka, pos vend proevropian që i mbron vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, u shpreh tutje ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button