Gruevski e ka përgjuar Kamçevin me telefon privat

Nëse i pranon gjykata bisedat mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Orce Kamçev, atëherë edhe Prokuroria kërkon nga gjykata që t’i pranojë si prova bisedat e publikuara ku Gruevski thotë se ka gjetur “tokë për çmim të lirë”, kërkoi prokurorja në rastin “Parcelat në Vodno”, Lile Stefanova në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.

Avokatët e Kamçevit e mbështetën prokurën, ndërkaq avokatët e Gruevskit dorëzuan deri te Gjykata ekspertizë se incizimet janë autentike dhe se janë marrë në mënyrë ligjore. Avokati pranoi se biseda është incizuar me telefon celular privat dhe se incizimet i ka bërë Gruevski.

Gjykata refuzoi që bisedat e përgjuara t’i pranojë si provë në procedurë.

Gjatë vikendit u publikuan disa biseda telefonike mes Gruevskit dhe Kamçevit në të cilat bisedonin për rastin “Parcelat në Vodno”, gjegjësisht për atë se çfarë ka thënë Kamçev në dëshminë përpara Prokurorisë.

Kamçev është në mesin e të akuzuarve, pasi që sipas Prokurorisë, nëpërmjet shitblerjes ka marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve se kjo pronë në fakt është e Gruevskit. Në seancat e fundit, Kamçev pranoi se parcelat kanë qenë të Gruevskit, i cili, sipas Kamçevit, pastaj ka arritur marrëveshje që t’i kompensojë për 3 banesa luksoze në kompleksin Panorama.

Por, në bisedat e përgjuara, Kamçev i thotë Gruevskit se ai ka thënë para Prokurorisë se Gruevski nuk ka lidhje me ato.

Në këtë rast, përveç Gruevskit edhe biznesmeni Orce Kamçev, akuzohen edhe nëna e Kamçevit, Ratka Kunovska-Kamçeva, Sasho Mijalkov, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq.

Sipas akuzës, Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, donacionet partiake që i ka marrë, personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale, i ka mbajtur për vete, kështu që ka mbledhur 1.3 milion euro.

Nga tetori i vitit 2012-të deri në shtator të vitit 2013, paratë i ka harxhuar duke blerë tokë ndërtimore në Vodno, më saktësisht në pjesën mbi Panorama, gjegjësisht në vendin e quajtur Sherbetnica. Gjithashtu në akuzë thuhet se Gruevski ka pasur edhe dy banesa të fshehta në ndërtesën në Bihaçka, në banesën ku ka jetuar përpara se të arratiset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button