Zelensky me video-mesazh në ‘Grammy’: Muzikantët tanë veshin jelekë antiplumb në vend të smokingëve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri një paraqitje në ceremoninë e 64-të vjetore të çmimeve Grammy të dielën mbrëma në një fjalim të regjistruar paraprakisht që thuhet se është filmuar brenda 48 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lufta. Çfarë është më e kundërta me muzikën?”, pyeti Zelensky në fjalën e tij hyrëse.

“Muzikantët tanë veshin jelekë antiplumb në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk mund t’i dëgjojnë. Por, muzika do të depërtojë gjithsesi”, vazhdoi ai.

“Ne mbrojmë lirinë tonë. Te jetosh. Të duash. Të tingëllojë. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur”, tha Zelensky.

Për atë heshtje, Zelensky vazhdoi duke thënë: “Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësojeni sot, për të treguar historinë tonë. Na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni. Çfarëdo qoftë, por jo heshtje. Dhe pastaj do të vijë paqja”.

Presidenti ukrainas e përfundoi deklaratën e tij përmes video-mesazhit duke përmendur disa qytete të rrethuara në vendin e tij.

“Kam një ëndërr që ata të jetojnë të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammy-t”, tha Zelensky, mesazhi i të cilit u dha para performancës së drejtpërdrejt të këngës “Free” nga John Legend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button