fbpx

RMV, Prokuroria dhe MPB paralajmëruan ndjekje penale për ata që arsyetojnë gjenocidin dhe krimet e luftës në Ukrainë

Edhe në Maqedoninë e Veriut do të ndiqen deklaratat dhe komentet për situatën në Ukrainë, ndërsa ata që justifikojnë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës do të ndiqen penalisht, njoftuan nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Bredshme, transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se MPB-ja është duke ndjekur intensivisht të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me situatën në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre do të kryejnë ndjekje penale.

“Aprovimi ose justifikimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës është vepër penale sipas nenit 407-a të Kodit Penal. Përkatësisht, ligji parashikon se kushdo që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe arsyeton akte të tilla përmes një sistemi informativ, do të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike, racore ose fetare, kryesi dënohet me së paku katër vjet burgim. Në nenin 404 të Kodit Penal, nga ana tjetër, theksohet në mënyrë të qaretë se çfarë përfshin termi krim lufte kundër civilëve”, thonë nga Prokuroria.

Ata gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që do të vërejnë raste të tilla të lajmërojnë në e-mail adresën cybercrime@moi.gov.mk për veprim të mëtutjeshëm përkatës.

“Prokuroria Publike dhe MPB janë duke monitoruar intensivisht të gjitha deklaratat dhe komentet në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Ukrainë dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore do të ndërmarrin ndjekje penale ndaj të gjithë autorëve të cilët me njoftimet dhe qëndrimet e tyre publike do të kryejnë veprën penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button