Një vit nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

Më 4 prill në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës me 71 vota pro e zgjodhi Vjosa Osmanin presidente të Republikës së Kosovës, transmeton 21 Media.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Me t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Ajo në fjalimin e saj dha një porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Osmani vlerësoi lart edhe veprën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e të gjithëve për ta krijuar shtetin.

Pas fjalimit të Osmanit, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës e cila filloi një ditë më parë, më 3 prill 2021, përmbylli punimet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button