Hungaria në zgjedhje parlamentare dhe referendum

Votuesit në Hungari votojnë sot për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të vendit, si dhe për një referendum, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e përgjithshme dhe referendumin në vendin me rreth 9,7 milionë banorë, të drejtë vote kanë rreth 8,2 milionë votues.

Do të zgjidhen 199 anëtarë të parlamentit dhe sipas sondazheve të fundit, 41 për qind e votuesve mbështesin aleancën midis Aleancës Qytetare Hungareze (Fidesz) dhe Partisë Popullore Kristian Demokratike (KDPN), ndërsa 39 për qind mbështesin koalicionin Të Bashkuar për Hungarinë i përbërë nga Koalicioni Demokratik (DC), Jobbik, Momentum, Partia Socialiste Hungareze (MSP), Partia e Gjelbër Hungareze (LMP) dhe partia Dialogu për Hungarinë (PM).

Kandidati i përbashkët i opozitës për kryeministër, Peter Markey-Zay, do të përpiqet të largojë kryeministrin aktual Victor Orban të aleancës Fidesz-KDNP. Orban është kryeministër që nga viti 2010.

Votuesit votojnë gjithashtu në referendumin për një rregullim ligjor, të cilin opozita e ka quajtur “homofobik” kurse qeveria “ligji për mbrojtjen e fëmijëve”, ndaj të cilit kanë reaguar ashpër shumë vende të Bashkimit Evropian (BE), i cili ndalon “promovimin” e homoseksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë tek të miturit nën moshën 18-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button