Osmani: Qeveria ka zgjedhur gjashtë kandidatë për ambasadorë, por nuk mund të tregoj kush janë ata

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani i pyetur sot gjatë brifingut me gazetarët në lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për ambasadorë, tha se janë zgjedhur gjashtë kandidatë, por se ligjërisht ende nuk mund të flet se për cilat persona bëhet fjalë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të mund të përmendi emra konkret. Atë që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga ana e Qeverisë në takimin e fundit. Do të presim miratim nga vendet, ndërsa më pas do të mund t’i komentojë emrat e tyre. Sipas ligjit, unë nuk guxoj t’i përmend ato emra”, tha Osmani.

Media të ndryshme në vend ditëve të fundit, duke u thirrur në burime të Qeverisë, publikuan se kanë kaluar propozimet për Zoran Popov, sekretari aktual shtetëor në MPJ të jetë ambasador në Uashington, Teuta Arifi ambasadore në BE, drejtori i Agjencisë për siguri nacioanle Viktor Dimovski në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button