Mbetjet e ushqimit mund ta shkatërrojnë planetin, bujqësia përgjegjësie për një të tretën e gazrave serrë

Prodhimi bujqësor i ushqimit është përgjegjëse për një të tretën e emetimeve të gazrave serrë në botë. Njeriu prodhon shumë më shumë se sa i duhet, ndërsa i shfrytëzon në mënyrë të pakujdesshme resurset natyrore. Hudhja e ushqimit, në kushte të urisë dhe varfërisë në pjesë shumë të madhe të botës nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kërcënimi serioz i ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të tyre në planetë është edhe një shembull se si njerëzimi ngadalë por sigurt e shkatërron shtëpinë e vetëm që e ka, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Inventari Nacional i gazrave serrë në RVM, sektori bujqësi është burimi i dytë më i madh i emetimeve të gazrave serrë në vend, pas energjetikës. Pothuajse 90 përqind e emetimeve të metanit është pasojë e mbijetesës së gjedhit, ndërsa përqindje e njëjtë e oksidit të azotit është pasojë e proceseve metabolike te kafshët shtëpiake dhe mbledhjes, përpunimit dhe menaxhimit të plehut organik.

Në vend, më së shumti metan 80 përqind e emetimeve të përgjithshme, prodhohet nga fermentimi enterik dhe menaxhimi me plehut të bagëtisë. Delet, dhitë, kuajt dhe derrat kontribuojnë me rreth 15 % nga emetimi i përgjithshëm i metanit, ndërsa pjesa tjetër është pasojë e menaximit me pleh. Emetimet e N20 (oksidit të azotit) shkaktohet vetëm nga menaxhimi i plehut. Emetues kryesot është plehu i gjedhit me 78%, më pas plehu i deles dhe i derrit me nga shtatë përqind.

“Të gjitha këto të dhëna çojnë drejt konkludimit se ndikimi i aktiviteteve bujqësore ndaj mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike nuk guxon të neglizhohet”, tha Bojana Stanojevska – Pecurovska nga Qendra për ndryshime klimatike.

Zgjidhja për tejkalimin e problemit shihet në praktikat e mira bujqësore përmes së cilave bujqit do të mund ta mbajnë autenticitetin e prodhimit, ndërsa njëkohësisht të funksionojnë në kushte më të mira higjienike – sanitare dhe me përgjegjësi më të madhe ndaj mjedisit jetësor. Në vendet e zhvilluara, por edhe te ne, përmes transmetimit të legjislacionit evropian, është e domosdoshme vendosja e transmetimit të standardeve për prodhim të sigurtë dhe të qëndrueshmë të kulturave të bujqësisë dhe blegtorisë.

Sipas profesorit të Fakultetit për shkenca të bujqësisë dhe ushqim, Ordan Çukaliev, kjo paraqet problem te ne sepse mungojnë investime në shkencën me të cilat vërtetohen masat e vërteta për bujqësi të qëndrueshme.

“Në vend me vite nuk mbështetetn huumtimet shkencore që duhet të na ndihmojnë që të marrin të dhëna për kontributin e çdo kuture në emetimet e gazrave serrë dhe në bazë të asaj t’i përcaktojmë masat që do të jenë më adekuate. Përcaktimi i faktorëve emetues është procedurë afatgjate, për çka ne edhe nuk kemi tekonologji me të ciat mund të punojmë”, tha Çukaliev.

Bujqësia është degë e rëndësishme në ekonominë e shtetit. Sektori bujqësor, përfshirë edhe verëm e shtuar me përpunimin e prodhimeve bujqësore marrin pjesë me 16 përqind në BPV dhe sigurojnë punësimin e 36 përqind të fuqisë punëtore.

Megjithatë, nga Qendra për ndryshime klimatike porositin se, që të mos mbetemi pa ushqim, ndërsa njëkohësisht të mundësojmë që ulet ndikimi ndaj ndryshimeve klimatike, na nevojitet edhe edukim i bujqve dhe pronarëve të farmave, për të maksimizuar rendimentet dhe për të optimizuar operacionet e biznesit, dhe në të njëjtën kohë për të minimizuar shpenzimet e prodhimit dhe ndikimit ndaj mjedisit.

Stojanevska Pecurovska nga kjo qendër tha se, në Bashkimin Evropian, bujqësia në vitin 2012 përbënte 10 përqind nga emetimet e përgjtishme të gazrave serrë, por me rënie të ndjeshme të numrit të bagëtive, aplikim më efikas të plehut dhe menaxhim më të mirë me pehun emetimet janë ulur për 24 përqind. I ngjashëm është edhe trendi në Maqedoni, posaçërisht për shkak të reduktimit të ruajtjes së bagëtive.

“Duke pasur parasysh rëndësinë qendrore në jetën tonë, ulja e mëtejshme e emetimeve të gazrave serrë nga bujqësia mbetet sfidë. Ajo mund të arrihet me integrim më të mirë të teknikave inovative në metodate prodhimit, shfrytëzimit të më pak plehut artificial, shfrytëzim më efikas i plehut dhe efikasitet më i madh në prodhimin e mishit dhe produkteve qumështore”, theksoi ajo.

Ministria e Bujqësisë në vitin 2010 miratoi Kodeks për praktikë të mirë e cila i përcakton praktikat themelore bujqësore dhe higjienike. Në të kërkohet mbrojtje e lartë e shëndetëtit të konsumatorëve, natyrës, arës, ujërave, biodiversitetit, si dhe shfrytëzim optimal i resurseve.

Nga kjo ministri theksojnë se me raportin e tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike janë parashikuar dhjetë masa për zbutjen e ndikimit të bujqësisë në emetimin e gazrave serrë, që kanë të bëjnë me blrgtorinë, shfrytëzimin e tokës dhe pyllit.

Masa parashihen edhe në planin nacional për energji dhe klimë deri në vitin 2030, në pjesën e dimensionit të dekarbonizimit. Ndërsa edhe subvencionet që i marrin bujqit janë të kushtëzuara me aplikimin e praktikave bujqësore që janë miratuar në vitin 2013.

“Nga viti 2023 është planifikuar të sjellen skemat e para të mbështetjen për nxitje të sigurimit të të mirave publike përmes praktikave bujqësore të dobishme për mjedisin jetësor dhe klimë, të ashtuquajtura eko – skema”, thanë nga ministria dhe theksojnë se në programin e ri IPARD për periudhën 2021-2027 do të sigurohet përqindje më e lartë shtesë e konfinancimit publike të invstimeve të drejtuara kah zbutja dhe përshtatja e ndryshimeve klimatike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button