Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi

Sot qytetarët e Serbisë hedhin votën e tyre për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Zgjedhor i Serbisë njoftoi se kutitë e votimit të hapura në orën 07:00 lokale do të mbyllen në orën 20:00.

Qytetarët e Serbisë i kanë dhënë rëndësi të madhe këtyre zgjedhjeve për sa i përket krijimit të një të ardhmeje më të mirë dhe mundësisë së punësimit për të rinjtë.

Në Serbi, ku popullsia është 6 milionë e 908 mijë, numri i votuesve është 6 milionë e 500 mijë së bashku me shtetasit serbë jashtë vendit.

Zgjedhjet do të përcaktojnë presidentin dhe anëtarët e parlamentit me 250 ulëse, si dhe 12 bashki dhe qeveri lokale në dy qytete, duke përfshirë Beogradin.

Përveç Serbisë, serbët do të mund të votojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, ndërsa serbët e Kosovës nuk do të lejohen të votojnë në Kosovë.

Sondazhet e bëra para zgjedhjeve treguan se kandidati favorit për zgjedhjet presidenciale është presidenti aktual Aleksandar Vuçiq.

Pas Vuçiqit, kandidati tjetër më favorit është gjenerali i pensionuar Zdravko Ponos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button