Florian Marku fitoi me nokaut ndaj Jenkins

Një mbrëmje kuqezi, një mbrëmje shqiptare në Newcastle. Florian Marku vijon të bëjë magji në boks dhe sot magjia e tij rrëzoi në ring rivalin e radhës, Chris Jenkins, uellsianin që vinte si rival tepër i fortë, raporton OraNews.

E tregoi raundi i parë ku Jenkins ishte më agresiv me disa goditje ndaj boksierit tonë ndërsa ky i fundit në raundin e tretë pëson dhe një çarje në raundin e tretë në vetullën e majtë.

Raundi i katërt bëhet i jashtëzakonshëm me Markun që e fton hapur rivalin dhe pse i gjakosur i jep dy goditje të rënda duke e hedhur në tokë. Gjyqtari ndërhyn duke i dhënë dhe fitoren boksierit kuqezi.

Për Florian Markun tashmë është ndeshja e 12-të si profesionist prej të cilave tani arrin 11 ndeshje fitore me një barazim ndaj Jamie Stewart.

Një fitore që i hap dyer të reja boksierit kuqezi që tashmë mund të kërkojë rival të mëdhenj dhe pse jo atë që kërkon ai prej kohësh, kampionin Conor Benn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button