Deri të mërkurën mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë në Thirrjen për edukim mediatik

Mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 6 prill në Thirrjen publike për paraqitjen e aplikacioneve për mësimdhënës-trajnues në fushën e edukimit mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Ftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe mësimdhënësit-mentorë të interesuar nga shkollat fillore komunale të cilët i plotësojnë kushtet për aplikim, të aplikojnë. Thirrja publike është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të realizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe BZHA së bashku me ekipin e Projektit të USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë”, ku një nga qëllimet kryesore është vendosja e edukimit mediatik në programet mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm”, deklarojnë nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.

Mësimdhënësit duhet të paktën të kenë pesë vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar, etj. Aplikimet në formë elektronike dërgohen në adresën [email protected].

“Nga viti akademik 2022/23 dhe gjatë viteve të ardhshme shkollore, mësimdhënësit trajnues do të angazhohen për të zhvilluar trajnime për kolegët e tyre mësimdhënës për njohjen e tyre me edukimin mediatik, metodat e mësimdhënësi, si dhe planifikimin, organizimin dhe realizim të mësimdhënies duke përfshirë konceptet e edukimit mediatik dhe të menduarit kritik”, deklarojnë nga Byroja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button