Kinematë polake shfaqin filma të dubluar në gjuhën ukrainase për refugjatët

Një operator kinemaje në Poloni ka shfaqur filma të dubluar në gjuhën ukrainase për t’i parë refugjatët.

Pesëdhjetë e dy kinema “Helios” në të gjithë vendin janë përfshirë deri më tani për të shfaqur filmat e dubluar, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Menaxheri i një kinemaje në Przemysl, një qytet kufitar me Ukrainën, tha se numri i shikuesve ishte shumë më i lartë në fillim të nismës, por situata tani është duke u stabilizuar disi.

Konflikti deri më tani ka bërë që më shumë se katër milionë ukrainas të ikin në vendet fqinje, duke përfshirë shumë në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button