Biblioteka e Tetovës deri më 15 prill do të pranojë aplikime për Konkursin Letrar

Krijimet poetike me temë “Libri”, do të mund të dërgohen deri më 15 prill në Institucionin Nacional Biblioteka “Koço Racin”- Tetovë  në Konkursin e hapur në lidhje me Ditën Botërore të Librit, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Tetovës dhe rajonit të Tetovës. Poezitë duhet të dërgohen me shifra. Emrat e konkurrentëve, titujt e poezive dhe shifrat të dorëzohen në zarfe të mbyllura veçmas”, bëjnë të ditur nga Biblioteka.

Materialet mund të dërgohen me postë ose drejtpërdrejtë në objektin e Bibliotekës, ndërsa autori i poezisë më të mirë do të shpërblehet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button