fbpx

Këto janë kërkesat e Sindikatës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para se të fillojë greva

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në institucionet shtetërore prej 11 prillit, ndërkohë ka publikuar kërkesat drejtuar Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Greva e Përgjithshme organizohet për arsye të mospërmbushjes së Kërkesave të SASHK-ut për harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale në nivel kombëtar”, bëjnë me dije nga SASHK-u pas seancës së katërt.

Këto janë kërkesat e Sindikata:

  1. Harmonizim i marrëveshjes Kolektive me institucionet publike për fëmijë në veprimtarinë përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollor dhe në veprimtarinë pushim dhe rekreacion të fëmijëve, si dhe të marrëveshjeve kolektive për arsim fillor dhe atë të mesëm me rritjen e pagës minimale në nivel kombëtar në pajtim me nenin 8 të Ligjit për pagë minimale.
  2. Respektim i ligjeve dhe i marrëveshjes Kolektive për institucionet publike për fëmijë në veprimtarinë përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore dhe në veprimtarinë pushim dhe rekreacion të fëmijëve në pjesën e: orarit të punës, praktikantëve, ngritjes nga pozita e ulët në pozitë të lartë të punës, respektim të normave për konstituimin e grupeve, mbajtjes së një ditari, avancimin të karrierës, etj.
  3. Harmonizim shtesë të pagave në arsimin fillor dhe atë të mesëm sipas marrëveshjeve kolektive, ku vlera e pagës minimale do të shumëzohet me koeficientin përkatës të kompleksitetit të vendit të punës
  4. Bërja e marrëveshjeve të reja kolektive për arsim fillor dhe të mesëm (të cilat janë në fazë të përpunimit përfundimtar), me të cilat do të rregullohen më shumë të drejta të punëtorëve edhe atë: kompensim për transportin e punëtorëve, pagesë shtesë për punën në paralele të kombinuara, pagesë shtesë për punën me nxënës me nevoja të kufizuara, pagesë shtesë për punë jashtë orari, kompensim apo regresin për pushim vjetor, përcaktim i fondit të orëve për mësimdhënësit dhe mësimin praktik në përputhshmëri me ligjin, rregullim i statutit të kontabilistëve, koordinatorëve të IB programeve, asistentëve arsimor, mjekëve në shkolla dhe të tjerë.

“Greva Gjenerale do të mbahet nëpër institucione, në orar të punës dhe në hapësirat që do të përcaktohen nga kryetari i organizatës sindikale dhe drejtori i institucionit përkatës, greva do të zgjasë deri në plotësimin e Kërkesave të SASHK-ut”, deklarojnë nga Sindikata.

Sindikata ka sqaruar që në këtë grevë mund të bashkëngjiten edhe personat që nuk janë anëtarë të sindikatës, por me këtë duhet të njoftohet drejtori i sindikatës dhe institucionet, atëherë do të kenë të drejta dhe detyrime të njëjta si anëtarët e Sindikatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button