Me vetëm një pikë dallim, sot do të përballen Rabotniçki dhe Struga Trim & Lum

Në Shkup, duke filluar nga ora 15:00, do të përballen dy ekipet që në tabelën e Ligës së Parë kanë vetëm një pikë dallim, Rabotniçki dhe Struga Trim & Lum, transmeton Portalb.mk.

Rabotniçki – Struga Trim&Lum është ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot. Me këtë ndeshje do të fillojë java e XXI-të e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, pas pushimit që ishte për shkak ndeshjeve të kombëtarëve.

Të dielën do të zhvillohen edhe pesë ndeshjet tjera të kësaj jave:

Shkupi – Tikvesh

Shkëndija – Borec

Bregallnica – Renova

Akademia Pandev – Skopje

Makedonija Gj.P. – Pelister

Ndryshe, Rabotniçki gjendet në pozitën e shtatë me 31 pikë, ndërsa Struga një pozitë mbrapa me 30 pikë. Në krye të tabelës gjendet Shkupi me 58 pikë, e ndjekur nga Akademia Pandev me 48 pikë, Shkëndija 47 pikë, ndërsa Renova gjendet në pozitën e pestë me 36 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button