RMV, gjysmëmaturantët që planifikojnë të regjistrohen në gjimnazin e matematikës dhe informatikës, duhet të aplikojnë për provim

Nxënësit e klasave të nënta në Maqedoninë e Veriut deri më 30 maj duhet të aplikojnë për provimin pranues në gjimnazin për matematikë dhe informatikë, transmeton Portalb.mk.

Materialet e aplikimit të paraparë në Konkurs, duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë dhe në mënyrë elektronike në adresën [email protected].

“Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues”, deklarojnë nga MASH-i.

Provimi do të përmbajë pyetje nga matematika dhe fizika, ndërsa kohëzgjatja do të jetë 120 minuta. Testi i matematikës do të mbahet më 1 qershor, ndërsa në fizikë më 3 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button