Investimi i parave në pajisje që nuk janë përdorur dhe planet për “Kodrën e Diellit”, janë dy çështjet e revizionit te ЕMV

Në Shoqatën Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut – Shkup janë konstatuar parregullsi pas revizionit të kryer nga Enti Shtetëror i Revizionit, transmeton Portalb.mk.

“Revizorët me revizionin e kryer konstatuan se në periudhën prej 2011 deri më 2020 u investua sasi e konsiderueshme e mjeteve financiare në projekte që nuk janë përfunduar dhe pajisjet që nuk janë vënë në përdorim”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni sqaroi që për realizimin e projekteve janë paguar 21.5 milionë euro, derisa janë konstatuar dobësi në zbatimin e Ligjit për Prokurim Publik, ndërkohë regjistrimi i fundit nuk është kryer në tërësi.

“Në bazë të projektit për modernizimin e bllokut 1 në REK Manastir, revizorët kanë konstatuar se projekti nuk është realizuar dhe I njëjti në periudhën nga viti 2011 deri në periudhën e publikimit të raportit ka shkaktuar shpenzime joproduktive në vlerë të përgjithshme rreth 21 milionë euro”, sqarojnë nga Enti.

Në raportin e Revizionit u përfshi edhe çështja e planit për “Kodrën e Diellit-Tetovë”, koncesionin, partneritetin publik-privat apo shitjen e saj.

“Qëllimi I këtyre planeve është përmirësimi i kushteve në qendrën e skijimit, kapacitetet akomoduese dhe zhvillimi i turizmit, si dhe gjendjen financiare të ELEM TOURS DOEEL-Shkup. Revizioni sugjeron se gjatë marrjes së vendimeve të merren parasysh huatë e dhëna deri më tani ELEM TOURS DOOEL Shkup, si dhe investimet e rëndësishme në periudhën prej vitit 2012 deri më 2020”, deklarojnë nga Revizioni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button