Kanë vdekur tetë minatorë në minierën e Sokobanjës në Serbi

Tetë minatorë kanë vdekur dhe mbi 18 janë lënduar, si pasojë e shembjes së një grope në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore, ka thënë të premten Ministria e Minierës dhe Energjetikës në këtë shtet.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Aleksinac, Rodolub Zhivadinoviq, i cili ka thënë se disa qendra përreth kanë dërguar të gjitha ekipet e tyre për ndihmë, ndërsa disa nga të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Aleksinacit, transmeton REL.

Aksidenti ka ndodhur të premten, 1 prill, rreth orës 05:00.

Zhivadinoviq ka thënë se ende nuk dihet sa minatorë kanë mbetur brenda.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiq, ka deklaruar për RTS-në se në terren janë katër ekipe shëndetësore.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me udhëheqësinë e minierës dhe se 49 minatorë kanë qenë në detyrë.

Miniera e Sokos është një kompani publike për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button