SPB Tetovë: Qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë Ramazanit kur dalin nga shtëpia, që të parandalohen vjedhjet

Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës apelon qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në darkat e Iftarit apo te të afërmit gjatë muajit të Ramazanit i cili fillon nesër, në mënyrë që të parandalohen rastet e vjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Ata këshillohen që të mbyllin dyert, të mos i lënë dritaret hapur dhe të mos publikojnë fotografi nëpër rrjetet sociale, duke dhënë sinjale se nuk janë në shtëpi, pra se janë me persona të tjerë. Nga ana tjetër, nëse vërejnë lëvizjen e personave të dyshimtë pranë banesave të tyre, duhet të telefonojnë në numrin e telefonit pa pagesë 192 ose 112, gjë që do të kontribuojë dhe do të ndihmojë për një reagim të shpejtë dhe efikas të shërbimeve të policisë”, njoftoi SPB Tetovë.

Nga atje informojnë se do të intensifikojnë patrullimin e planifikuar dhe shërbimet tjera herët në mëngjes dhe në orët e vona të mbrëmjes, dhe apelojnë që qytetarët t’i përfillin këto apele dhe udhëzime, sepse hajdutët me shkathtësi dhe zgjuarsi e shfrytëzojnë çdo mungesë të tyre dhe hyjnë në shtëpitë dhe banesat bosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button